Përgjimi 8-të/ Koordinatori i PS-së- shefit të policisë: Xhelal Mziu çoi 500 veta nga Kamza në Lurë

Përgjimet kanë nxjerr në pah një fakt tjetër interesant. Nga biseda e përgjuar mes koordinatorit elektoral të PS në Dibër, Arben Keshi dhe Sali Skurës, shefi i komisariatit nr. 5 në Kamëz bëhet me dije se Xhelal Mziu kishte organizuar bashkinë e tij për zgjedhjet që do të mbaheshin në Dibër. Nga përgjimi del se Xhelal Mziu në 2016 kishte çuar afro 500 vetë në Lurë duke i sistemuar në hotel. Me çfarë parash i çonte Mziu qytetarët e Kamzës në Lure? A votonin ata edhe në Kamëz edhe në Lure?

Arben Keshi: Urdhro
Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura
Arben Keshi: Hë more ckemi?
Sali Skura: Si je vllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajde mo lodh
Sali Skura: Si je t'u shkuar
Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po, pra po
Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës
Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kan me u nis, 3:30
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?
Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?
Arben Keshi: Po, po
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë se s'ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reci, besoj
Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja... (nuk kuptohet audio)
Arben Keshi: Po, po sigurisht
Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali
Sali Skura: Po pra po. Melita nuk ka çfarë të bëjë me kodet?
Arben Keshi: Jo, jo vëlla, nuk ka çfarë të bëjë në botë. Thjesht kanë gjendjen civile por nuk kanë çfarë të bëjnë.
Sali Skura: Se i pamë sot dhe i ndoqëm nga mbrapa gjithë ditën. Që nga mëngjesi domethënë. Hajde të uroj fitore.
Arben Keshi: Aq bëhet fjalë për 450 votues? Po sot ka ardh me njerëzit e vet, të tjerë këtu në Lurë?
Sali Skura: Po po e ke parasysh vetë. Ai dërgoi furgona. Kemi vendosur postbollqe, në tre pika. E bëmë edhe dje.
Arben Keshi: Vetëm këtë pjesën e informacionit, është vetëm Lura apo edhe ndonjë zonë tjetër, ta dimë pak a shumë.
Sali Skura: Po, po kemi sinjal këtej, nga krahu këtej që mund të shkojnë
Arben Keshi: Aha rruga e parë, po i bien andej.
Sali Skura: Po
Arben Keshi: Mirë, shoku rrofsh.
Sali Skura: Mirë Beni, Suksese.
Arben Keshi: Kalofsh mirë
Sali Skura: Me fitore


Lajmi kryesor:

Publikohen përgjimet në BILD nga dosja '184' për Dibrën: PS po blen apo mbron votat nga banda e Flamur Nokës? VIDEO


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut