Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë në burg tre të arrestuarit si të dyshuar si posedues të 1.3 ton droge që u sekuestrua në Kavajë në zonën e "Plazhit të Gjeneralit", katër ditë më parë.

Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu dolën sot përpara gjykatës, ku edhe u njohën me masën e arrestit. Ata mohuan të kenë lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar por Prokuroria ka pasur prova të mjaftueshme për t'i kërkuar trupit gjykues lënien e tyre në qeli. 

Tre të rinjtë kanë deklaruar përpara gjykatës se në Kavajë ndodheshin për drekë, ndërsa në kthim kanë humbur rrugën dhe për këtë shkak kanë kërkuar ndihmë nga një patrullë policie. 

Por detaji që tradhton të dyshuarit, është një përgjim në ambientet e policisë së Kavajës, pasi ata ishin shoqëruar. 

Joni Sadikaj ka porositur dy shokët e tij Kejvi Hajdaraj dhe Roland Hysenbelliu që të mohojnë akuzat dhe të mos flasin përpara policisë, kjo për të shmangur dëshmitë kontradiktore.

Në këtë moment, policia i arreston tre të rinjtë, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Gjithashtu, prova kundër tyre janë gjetur edhe në automjetet të cilat po transportonin lëndën narkotike. 
joni sadikaj
Joni Sadikaj para gjykatës

Përgjimet në komisariatin e Kavajës
Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu janë shoqëruar fillimisht në komisariatin e Kavajës për t'u marrë në pyetje. 

Por gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, policia ka përgjuar bisedat mes tyre për të zbuluar më shumë rreth lidhjes me drogën e sekuestruar.

Joni Sadikaj u është drejtuar dy shokëve të tij që të tregohen të vëmendshëm gjatë marrjes në pyetje. 

"Kujdes çfarë do i thoni policisë", u është drejtuar ai Hajdarit dhe Hysenbelliut.
 
Dëshmia në gjykatë
Ndërkohë, përpara hetuesve ai është mbrojtur duke thënë se ishin në Kavajë për një drekë, por kishin humbur rrugën. 

"Po hanim dreke me dy shokët e mi. Ngatërruam rrugen në zonat rurale të Kavajës".

Prokuroria: Si do trafikohej 1.3 ton kanabis drejt Italisë
Bazuar në provat e mbledhura Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre, në bazë të të dhënave paraprake, si më poshtë: Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu kanë deklaruar se janë nisur nga Tepelena me mjetin tip Saab, të drejtuar nga Kejvi Hajdari, për t’u ulur për drekë në Kavajë. Pasi kanë përfunduar drekën, në mbrëmje vonë janë nisur për t’u kthyer, por kanë humbur rrugën në zonat rurale të Kavajës.

Ata kanë konstatuar një patrullë policore, të cilët e kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment, ata janë shoqëruar nga ana e Policisë. Ata mohojnë përfshirjen në trafikun e narkotikëve. Por, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se për shtetasit Kejvi Hajdari- ai deklaron se ka qenë nën drejtimin e mjetit Saab, por rezulton se ai ka përdorur gjatë ditës së enjte edhe kamionçinën, e sekuestruar tashmë, e cila gjendej e mbyllur pranë një karburanti në Kavajë.

Po kështu, për shtetasin Roland Hysenbelliuai deklaron se ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga Kejvi Hajdari dhe ishin për drekë shoqërore në Kavajë. Ndërkohë, në Kavajë është gjetur një tjetër mjet i mbyllur, Toyota, i cili rezulton të jetë blerë nga një familjar i tij rreth dy muaj më parë në Tepelenë.

Nga ana tjetër, në lidhje me Joni Sadikaj, në furgonin ku u zbulua 1 ton lëndë narkotike, u gjet edhe një kartë telefonie celulare. Në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se kjo kartë është blerë në Tepelenë nga një shtetas, i cili nuk e kishte përdorur asnjëherë, por ia kishte dhënë shtetasit Joni Sadikaj.

Pas ndalimit të tre personave të mësipërm, Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ndalimin edhe të shtetasve: Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj. Ata rezultojnë të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike.

Ata kanë mohuar të jenë përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithsesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat po verifikohen në vazhdim.

Droga në Llakatund, gjykata liron një nga policët, 8 të tjerë në burg
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për nëntë personat e arrestuar në fshatin Drithas, aty ku në datë 14 korrik, u sekuestrua sasia rekord e lëndës narkotike prej 15.6 ton.
 
Tetë prej të arrestuarve janë lënë në masën arrest me burg përfshirë edhe punonjësin e policisë Lirim Lamaj, ndërsa efektivi tjetër, Avdyl Sinanaj, me detyrë inspektor në Llakatund, është lënë në detyrim paraqitje.

Dy policët u arrestuan me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe mosraportim të parcelave me kanabis në zonë. 
 
Të arrestuarit e tjerë Astrit Lamaj, Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj, Rakip Arapaj, Kudret Tushaj dhe Elion Latifi, të gjithë banorë të fshatrave Dritash dhe Llakatund.
 
Ata ranë në prangat e policisë pas një operacioni masiv në Llakatund, ku u sekuestruan 15.6 ton drogë në dy banesa të braktisura.  
 
Arrest me burg
 
Astrit Lamaj (Efektiv policie)
 
Balil Gjata
 
Myzafer Tushaj
 
Ervin Tushaj
 
Rakip Arapaj
 
Kudret Tushaj
 
Elion Tafili
 
Lirim Lamaj (Vëllai i efektivit të policisë, Astrit Lamaj)
 
Detyrim paraqitje
 
Avdyl Sinanaj (Efektiv policie) 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com