Kryetari i grupit parlamentar socialist, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama është i vdekur moralisht pas përgjimeve të drogës ku rezulton i përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama është i sëmurë nga frika e madhe.

“Frika e tij është pa sherim ashtu si Ledi Makbeth, që u çmend nga gjaku i krimeve në duart e saj. Cdo lloj pallavre qe ai ben, shkruan e thote, duhet perbuzur, refuzuar e neveritur pasi ai thjesht po lufton me frikrat e pergjegjegjesite e tij shume te renda dhe nuk ka asnje merak per Shqiperine pasi dihet qe e urren ate. Frika e tij eshte pa sherim ashtu si Ledi Makbeth, qe u cmend nga gjaku i krimeve ne duart e saj”, shkruan Vasili.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT: 
Kryeministri i semure nga frika e madhe. Eshte e qarte per te gjithe qe pervec se politikisht vdekja morale e kryeministrit eshte nje realitet pa kthim, pasi: 1. Kane vdekur zgjedhjet politike te vetme, qe ai organizoi ne 25 qershor sepse i bleu droga dhe tani faktet jane sheshit. 2. Ka vdekur e gjithe demagogjia skizofrenike per pushtetin e tij gjoja te paster.

3. Ka vdekur shpresa per rilindjen dhe ka rilindur droga si nje qeverisje narkoshterore. 4. Ka vdekur e drejta e tij per te folur per shtetin se ky kryeminister nuk e perfaqson më ate dhe ka lindur me e forte se kurre e drejta morale per ta larguar pa asnje hezitim ate si kryenarkos. Cdo lloj pallavre qe ai ben, shkruan e thote, duhet perbuzur, refuzuar e neveritur pasi ai thjesht po lufton me frikrat e pergjegjegjesite e tij shume te renda dhe nuk ka asnje merak per Shqiperine pasi dihet qe e urren ate. Frika e tij eshte pa sherim ashtu si Ledi Makbeth, qe u cmend nga gjaku i krimeve ne duart e saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com