Presidenti amerikan Donald Trump u ka ndaluar me efekt të menjëhershëm hyrjen në Shtëpinë e Bardhë rrjetit televiziv CNN, MSNBC dhe portalit Politico, duke i akuzuar se kanë publikuar vazhdimisht, sipas tij, "lajme të rreme" për administratën e tij.
Në një deklaratë, Trump tha se vendimi është marrë për shkak të mënyrës se si këto media kanë raportuar për presidencën e tij.
"Jam krenar të njoftoj se, me efekt të menjëhershëm, po ua ndaloj hyrjen në Shtëpinë e Bardhë CNN, MSNBC dhe Politico-s, si rezultat i 'raportimit' të tyre të vazhdueshëm të lajmeve të rreme", deklaroi Trump.
Presidenti amerikan hodhi akuza edhe ndaj Politico-s, duke pretenduar se media kishte marrë një abonim prej 8 milionë dollarësh nga qeveria amerikane gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden.
Sipas Trump, pagesa ishte "e paligjshme" dhe kishte për qëllim ta mbante median "gjallë".
"Mua më duket si korrupsion", tha ai.
Trump shtoi se mediat nuk duhet të lejohen të publikojnë, sipas tij, "trillime dhe gënjeshtra" kur raportojnë për presidentin e SHBA-së, administratën e tij apo vendin.
"Do të pasojnë edhe media të tjera të lajmeve të rreme", paralajmëroi presidenti amerikan.








Komente
Komento