Periudha e ndryshimeve dhe zgjidhjeve të problemeve… ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 11  Prill deri në 17 Prill) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se Dashi dhe Luanët duhet të tregojnë kujdes këtë javë përsa i përket çështjeve ekonomike. Ndërsa do të jetë një periudhë ndryshimesh të mëdha që do të zgjasin deri në 2025.

“Është një mundësi që deri në 2024 kemi një lëvizje të ndryshme, do mësohemi me gjëra të reja, vërtet është e vështirë ndonjëherë deri sa të arrijmë atje ku duam. Ka gjëra që ndryshojnë shumë por kjo do të thotë që ajo që ndodh tani do të ketë ndikim deri në 2025. Pak kujdes duhet të kenë të shenjës së Dashit dhe Luanët në anën ekonomiko-financiare. Por në çështjet ligjore të shenjës së Dashit duhet të jenë shumë të vëmendshëm sepse kanë pasur disa probleme  dhe është mirë që t'i zgjidhin këtë periudhë’ tha ai.

Dashi – Duhet të jeni të vëmendshëm në lidhje me anën ekonomiko-financiare, por gjithashtu në lidhje me një takim të rëndësishëm që mund të keni nga dita e premte. Por mbi sipërfaqe dalin edhe çështje ligjore që është mirë që t’i mbyllni sa nuk është vonë. Në anën shpirtërore kanë një ndikim shumë të mirë, marrin një lajm shumë të mirë në një bashkim familjarë. Vazhdimësia është në anën tuaj, këtë javë mos lini asnjë minut pa shfrytëzuar.

Demi- Mund të keni lëvizje nga puna, por nuk do të thotë që do të pushoheni. Përsa i përket çështjeve ekonomiko-financiare, nuk duhet t’i zgjidhni si dini vetë. Në fushën shpirtërore, ju që keni pasur probleme,  dhe doni që ta ktheni lidhjen tuaj në serioze, me Ujorë, Akrepë dhe Virgjëreshë është shumë mirë për ta stabilizuar. Ndërsa është një javë shumë e mirë për vizita mjekësore. Ndërsa ekonomia është ideale.

Binjakët- Problemet që mund të keni pasur i zgjidhni tani, do të përballeni me të vërtetën. Ditën e enjte dhe të dielën bëni disa biseda me persona kyç për ju që keni një firmë dhe doni ta zgjeroni e keni mundësinë. Për ju që doni të bëni një shitje është koha ideale.Në fushën shpirtërore, lidhjet me Ujorë dhe Peshore është moment mjaft pozitive dhe vendimtarë për ju që doni të bëni bashkim familjar.

Gaforrja- Lodhja e tepërt dhe mosmarrja e asaj çfarë keni dhënë bën që tani të ashpërsoheni pak por mos u mërzisni. Në fund do të dilni shumë të fituar, duke patur parasysh ditën e sotme, ju të 10-ditëshit të tretë do keni shumë kujdes nga debatet. Por nga fundi javës do të dilni të fituar në ekonomi dhe në vazhdimësi.

Luanët- E dini mirë se çfarë doni të bëni këtë javë, më të ndikuarit janë të 10-ditëshit të dytë. Mundësitë që ju jepen në këtë periudhë, mund të rregullojnë gjërat që kanë ndodhur më përpara. Në fushën sentimentale do bëni pak kujdes sepse koha është pak e vështirë, do e kërkoni me qiri dhe s’do e gjeni. Vazhdimësia në anën financiare, kjo javë është ‘as ka as mbarohet’. Këtë javë hapen qiejt dhe do t’ju dëgjohen lutjet.

Virgjëresha- Nuk ndihen mirë me vendin që ju takon, kanë bërë shumë këtë periudhë, në lidhje me punën dhe kanë në plan tani të bëjnë diçka të tyren. E kanë filluar në muajin shkurt dhe ajo ëndërr vjen tani,  dhe plotësohet. Kanë ndikime shumë të mira në blerje.

Peshorja- Do të keni nisma të reja, do ta lënë atë punë që kanë pasur, nuk ngelin pa punë asnjëherë. Jeni drejt finishit përsa i përket punës suaj apo blerjes së një shtëpie, do të mund t’i realizoni tani. Marrja e vendimeve të rëndësishmë në çështjet që ju keni për të realizuar, është një moment shumë i mirë dhe pozitiv. Do t’ia arrini qëllimit tuaj, sidomos lidhjet me Dash dhe Gaforre.

Akrepi- Ndikime shumë të mira, rritje ne detyrë. Kujdes këtë javë për ju që doni të ngriheni në detyrë. Në lidhje me çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dem, me Gaforre, me Virgjëreshë, është kohë ideale për të stabilizuar njohjen tuaj që ta ktheni në lidhje serioze. Ekonomia dhe financat jeni më mirë se kurrë.

Shigjetarët- Këtë javë në lidhje me anën ekonomike ‘as ka as mbarohet’. Një udhëtim që mund ishte jashtë Shqipërisë, është më mrië që ta shtyni për javën tjetër.  Gjithashtu është një  moment mjaft i mirë për çështjet ekonomike dhe vazhdimësia. Në anën shpirtërore, lidhjet me Peshk, Dem  dhe Virgjëreshë është një periudhë mjaft e mirë në stabilizimin ekonomik në bashkëpunim me në biznes privat do të përfitoni jashtë mase.

Bricjapi- Duhet të bëjnë pak kujdes në lidhje me vendime të rëndësishme, se duket se në anën ekonomike kanë pak probleme, duhet pasur kujdes mos të nxitohen. Në cështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre, me Virgjëreshë është periudha më perfekte, e enjtja, e premtja, janë dy ditë ideale.

Ujori- Duhet pasur kujdes, mos u nxitoni, pasi marrja e vendimeve të rëndësishme, në kohën e duhur, do të realizoni gjithçka që doni dhe me të drejtën tuaj. Në fushën shpirtërore me Luan me Peshore bëni kujdes.

Peshqit- Mundësitë janë të mëdha dhe perfekte në çështje të punës dhe karrierës, në lidhje me vendimet që do të merrni dhe mundësitë që ju keni. Do të merrni një lajm shumë të mirë me jashtë. Stabilizimi dhe ekonomia duket se janë në anën tuaj.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen 'Mangalem', një grua mbetet e lënduar në dorë

Berat/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen 'Mangalem', një grua mbetet e lënduar në dorë