'Periudhë plot tension', Christian Horner: Red Bull kurrë kaq i bashkuar

'Periudhë plot tension', Christian Horner: Red Bull kurrë kaq i bashkuar

Christian Horner

Christian Horner, drejtori i ekipit të Red Bull kthehet në skuderi pasi u lirua nga akuzat për "sjellje të papërshtatshme" ndaj një punonjëseje. Pasi çështja u mbyll dhe hetimet e brendshme lidhur me të çuan në lirimin e tij nga akuzat, menaxheri i ekipit tha se ishte i kënaqur me rezultatin.

"Jam thjesht i lumtur që gjyqi ka përfunduar. Natyrisht që nuk mund të komentoj, por ne jemi këtu për t'u fokusuar tani në garë", tha ai për Sky në fund të seancës së parë të stërvitjes së lirë në GP e Bahreinit.

Drejtori i ekipit më pas shtoi se, pavarësisht asaj që ka ndodhur javët e fundit, në Red Bull "ne nuk kemi qenë kurrë më të fortë dhe kurrë kaq të bashkuar". Një përpjekje e 50-vjeçarit britanik për të mbyllur çdo diskutim për përçarjen e brendshme të ekipit, mes fraksionit austriak dhe anglez.

"Ne jemi këtu për të garuar, jam i lumtur që jam kthyer në rrugën e duhur. Le të përqëndrohemi në sezonin që vjen dhe të përpiqemi të mbrojmë të dy titujt tanë", tha Horner.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë