Përjashtimi i Berishës, Ngjela për Report Tv: 1500 firmat për referendum, s'rrëzojnë Bashën! Nëse ai s'do godiste Berishën, do largohej si Ramiz Alia

Aksioni politik i Berishës për të bërë referendum në PD për anulimin e vendimit për përjashtimin e tij nga partia është një flluskë sapuni. Avokati Spartak Ngjela tha në Report Tv se Berisha e ka të pamundur të rrëzojë Bashën dhe aq më pak me referendum pasi nuk e lejon statuti i PD. Ngjela tha se Basha është zgjedhur me parimin “një anëtarë, një votë” dhe se sulmet e Berishës se do ngrejë demokratët kundër Bashës nuk pinë ujë por shërbejnë vetëm për të krijuar pështjellim shoqëror dhe të shkëpusë vëmendjen e SHBA, gjë që sipas avokatit nuk ka për të funksionuar.

“Je apo nuk je në një grup parlamentar e di kryetari, po Berisha nuk e pranon. Statuti i PD nuk e pranon shkarkimin e kryetarit pasi është zgjedhur me parimin “një anëtar, një votë”, Saliu i ja fut kot. Çdo parti ka një gjykatë që gjykon çështjet  e partisë, le ta çojë atje. Ia fut kot me 1500 firmat”, tha Ngjela

Avokati Ngjela ngriti edhe hipotezën se edhe sikur Berisha të rrëzonte Bashën dhe të vendosej në krye të PD ai vijon të ngelet një person ‘non grata’ nga SHBA dhe do e çonte edhe partine në listën e zezë të amerikanëve. Madje sipas Ngjelës nëse Basha nuk do të përjashtonte Berishën dhe të mos kishte mbajtur anën e SHBA do të kishte të njëjtin fund si Ramiz Alia.

“Ja e mori e rrëzoi Bashën me këto që thotë ku do shkojë? Apo do të fusë edhe PD në listën ‘non grata’? Ai vijon të ngelet ‘non grata’. Ai mendon se me një pështjellim shoqëror do shkëpus vëmendjen amerikane, por kjo nuk ndodh. Pasi ia merr partine Bashës vetë nuk është më non grata?  PD e ka sovranitet se e ka kryetarin për të cilin ka votuar edhe ai, le të jetë bërë pishman. Ramiz Alia u rrëzua pasi amerikanët i kërkonin të godiste Enver Hoxhën dhe nuk e bëri, e rrëzuan, dhe mbështetën Saliun. Bashën ia kërkuan të godiste Saliun, ai e goditi, në të kundërt do të kishte përfunduar si Ramiz Alia. Nuk mund të dalë si forcë anti-SHBA asnjë parti’, tha Ngjela.

Në lidhje me takimet e shpeshta që ambasadorja Yuri Kim ka bërë me SPAK, për Ngjelën janë përgjigje që amerikanët po i japin deklaratave të Berishës. Sipas avokatit, Kim po paralajmëron ish liderin e PD-së për proces penal për korrupsion.

“Po vazhdove do vijojmë procesin penal për korrupsion kjo është mesazhi i Kim gjatë takimit me SPAK. Pastaj e ka gjykata në dorë nëse do vendos fajësi apo jo. E tha Kim që të gjithë të korruptuarit do të shkojnë në proces penal. Dhe Saliun e kanë nxjerrë ‘non grata’ për të korruptuar”, tha avokati Ngjela.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat