Pas pezullimit të Skënderbeut nga kupat e Europës, Partizani ka fituar të drejtën për të marrë pjesë e Ligën e Europës, edhe pse u rendit në vendin e 5-të.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq njoftoi se do të nisë të premten përgatitjet për turin e parë. Shorti për të njohur kundërshtarin në Europa League do hidhet në datën 20 qershor.
Në Europa League do marrin pjesë edhe dy ekipe të tjera shqiptare si Luftëtari dhe Laçi, ndërsa Kukësi shkon në Champions League, në vend të Skënderbeut.
NJOFTIMI:
ZYRTARE FK PARTIZANI PJESË E EUROPA LEAGUE 2018/2019
15-të herë kampionët e vendit janë pjesë e Europa League për sezonin 2018/2019. Pas përfshirjes nga ana e UEFA-s të FK Partizanit në ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë kompeticion, efektet e vendimit të KAS konfirmojnë zyrtarisht dhe në mënyrë përfundimtare të kuqtë si pjesëmarrës në UEL.
Skuadra do të nis të premten datë 15 Qershor përgatitjet në prag të përfaqësimit në turin e parë të kompeticionin europian.
Ndërkohë në 20 Qershor, datë kur do të hidhet edhe shorti në Nion, do të mësohet edhe kundërshtari që skuadra do të ballafaqohet në këtë edicion europian.
mire ja bone ketyne pederave
Përgjigju