Futbolli i moshave ka vijuar me bojkot. Kukësi dhe Shënkolli i moshave nuk kanë marrë pjesë në javën e fundit në kampionat, për shkak se FSHF ndryshoi skemën e eventit. Të ndodhura në Superligës, dy akademitë u dërguan në Kategorinë e Parë, kjo për shkak të ndryshimit të skemës nga institucioni i futbollit.
Konkretisht Kukësi U-13, U-17 dhe U-19 nuk u paraqitën në ndeshjen kundër moshave të Flamurtarit, për shkak se nuk pajtohen me këtë vendim të FSHF. Kukësi U-19 doli në vendin e parë në Kategorinë e Parë dhe me të drejtë do merrte pjesë në Superligën e moshave, me FSHF që ndryshoi jo sipas rregullores të drejtën e pjesëmarrjes, duke i grupuar skuadrat në vetëm dy grupe.
Kukësi dhe Shënkolli u dërguan në Kategorinë e Parë, me skuadrat që nuk kanë pranuar diçka të tillë. Në vendimet e fundit të Disiplinës, skuadrat e moshave të Kukësit dhe Shënkollit humbën ndeshjet respektive në tavolinë për bojkot të sfidave.