Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari me pasuri të ‘çmendur’ Luan Lusha! Lokale, magazina, 9 makina, shtëpi e toka në Spille dhe Golem, ILDKP: Janë të paligjshme 

Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari me pasuri të ‘çmendur’ Luan Lusha! Lokale, magazina, 9 makina, shtëpi e toka në Spille dhe Golem, ILDKP: Janë të paligjshme 

Plazhi i Spillesë, Gjykata e Kavajës dhe vendimi i shkarkimit të Luan Lushës

Merr fund karriera në drejtësinë e gjyqtarit Luan Lusha, një prej magjistratëve më të pasur në Shqipëri. Komisioni i Vetingut ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin e Kavajës për 15 vitet e ardhshme nga drejtësia, pas vendimit taktik të tij për të dhënë dorëheqjen, duke evituar përballjen me Vetingun. Procesi i verifikimit për Luan Lushën nisi në fund të vitit 2019. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dërgoi një raport në KPK, duke konstatuar se gjyqtari Luan Lusha kishte fshehur dhe gënjyer për pasurinë, nuk kishte burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë si dhe ishte në situatën e konfliktit të interesit. Megjithatë, Komisioni ka krye një hetim të thelluar. Në 24 maj 2021, Komisioni i Vetingut i ka dërguar gjyqtarit dosjen e verifikimit, duke i kërkuar paraqitjen e pretendimeve të tij për konstatimet e hetimit. 

Por, gjyqtari ka pretenduar se është infektuar me Covid-19 dhe se mjeku i kishte rekomanduar që të punonte me orar të kufizuar. Komisioni i Vetingut ka nisur një hetim, duke marrë në pyetje edhe mjeken që kishte lëshuar raportin për gjendjen shëndetësore të gjyqtarit. Komisioni ka  konstatuar se gjatë periudhës së raportit mjekësor, gjyqtari vijonte punën në Gjykatën e Kavajës. Me 14 qershor 2021, Komisioni vendosi të kalonte çështjen në seancë dëgjimore, duke ftuar gjyqtarin që të paraqitej brenda datës 18 qershor. Dy ditë para skadimit të afatit, në 16 qershor 2021, gjyqtari Luan Lusha ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në 1 shtator, KPK-ja vendosi të ndërpriste procesin e Vetingut, duke e përjashtuar gjyqtarin për 15 vite nga drejtësia. 

Por cila është pasuria për të cilën ILDKP ka konstatuar se është e paligjshme?! Nuk dihet se çfarë pasurish ka fshehur dhe as vlera e saj, por gjyqtari ka deklaruar pyje, toka dhe ara në Golem dhe Spille të Kavajës. Ai ka deklaruar disa makina në emrin e tij, gruas dhe djemve. 
Gjyqtari deklaron në emrin e tij dhe të djemve lokale, restorante, magazina, garazhe, apartamente, kontejner banimi, shezllone, çadra plazhi etj. Nisur nga konstatimi i ILDKP dhe dorëheqja për të shmangur Vetingun, mbetet për t’u parë nëse ndaj gjyqtarit do të nisë një hetim pasuror. 

Një pjesë e pasurisë së gjyqtarit Luan Lusha

  • Lokal në Spille të Kavajës 
  • Bar-Piceri, djali Emin Lusha 
  • Kontratë porosie për shtëpi banimi në Tiranë 
  • Magazinë e 218 m2, me vlerë 800 000 lekë
  • Blerje banese dhe garazhi, djali Betim Lusha, 7 182 000 lekë.
  • Kontratë për blerje banese, djali Ismet Lusha, 6 000 000 lekë.
  • Garazh me vlerë 300 000 lekë.
  • Ndërtesë banimi 43 m2, 50 %.
  • Shpenzime për blerjen e tre ndërtesave, magazinë, 1 470 000 lekë.
  • Kontejner banimi, 150 000 lekë.
  • 50 çadra me shezllone në plazh për t’i dhënë me qira
  • Tokë, truall 200 m2, pronar me 25 %
  • Arë, 100 m2, 25 %.
  • Tokë arë 1265 m2, 1647 m2, 1370 m2, 3 634 m2, 2480 m2, pronar me 25 %
  • Tokë arë 300 m2, 50 %. 
  • Tokë bujqësore, 580 m2, në Spille të Kavajën, 1 500 000 lekë.
  • Blerë tokë bujqësore, 1 890 000 lekë.
  • 500 m2 arë në Kavajë.
  • 82 38 m2 pyll në Golem
  • 64 m2 arë në Golem 
  • 92 m2 arë në Golem.
  • 120 m2 arë në Golem
  • 82.38 m2 pyll në Golem 
  • Bashkëshortja deri në 45 mijë USD në vit nga aktivitet privat, dyqan
  • Benz, me vlerë 3 000 euro
  • Makinë benz 400 mijë lekë 
  • Benz, djali Emin Lusha, 3 500 euro.
  • Benz, Emin Lusha, 200 000 lekë.
  • Makinë Benz. Bashkëshortja, 200 000 lekë.
  • Makinë, Betim Lusha, 900 000 lekë.
  • Mercedez Benz, djali Ismet Lusha, 950 000 lekë.
  • BMV X5, bashkëshortja, 3 600 000 lekë.
  • Autoveturë Smart, Emin Lusha, 300 000 lekë.

(Kliko këtu për vendim e shkarkimit të Luan Lushës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 08/09/2021 12:37

    Pasuria e prokuroreve dhe gjykatesve te vene me korrupsion ,pra me shperdirim detyre ,ka tregues vendimet gjygjesire qe kane marre.Ligji antimafia eshte ne i miri qe aplikohet ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Martiri: 07/09/2021 21:03

    Ky Luani ka aq pasuri me djersen e b... sa nuk i behet vone per largimin nga gjyqesori. Por nuk eshte e drejte dhe ligjore, pasi kjo eshte “klasikja” e vepres penale te korrupsionit dhe qellimi i vetingut ky ishte qe kush nuk justifikon pasurine duhet jo vetem te largohet por edhe te pergjigjet penalisht. Nese ligji nuk veprin ne rastin e ketij hajduti me cizme atehere kot qe u be reforma. Ky dhe nje takem i ketij fshatari “me toke e prona” te vjedhura ne saje te detyres duhet te behen shembull

    Përgjigju
    • Fat: 07/09/2021 23:05

      Prej spilleje je shoku?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja