Arrestohet dhe përjashtohet polici i Rrugores në Tiranë! Nuk u ndal para kolegëve, i shau e u largua me makinën me xhama të zinj! U kap me kanabis

TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Forcat Shqiponja i bënë me shenjë të ndalonte mjetin efektivit të policisë, i cili ishte me xhama të errëta. Drejtuesi i mjetit, efektivi Renato Feri, në vend që të ndalonte, ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që i kërkoi të ndalonte. Më pas, ish efektivi ka ndaluar, ka hapur xhamin dhe ka nisur t'i shajë dhe ofendojë kolegët e tij. Fill pas kësaj është larguar me shpejtësi, pasi refuzoi të identifikohej.

Forcat Shqiponja lajmëruan sallën operative ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores. Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet një sasi e vogël kanabis sativa. Mësohet se efektivi Ferri, edhe në momentin që është kapur, i ka ofenduar dhe sharë kolegët e tij sërish. Ata e arrestuan dhe dërguan në Komisariatin nr. 6. Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burimet bëjnë me dije se efektivi Renato Feri është përjashtuar nga Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. Mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.

1672833757_renatoferi2.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
FOTO/ U arrestua pasi u kap me drogë në makinë, ky është efektivi i rrugores që u përjashtua nga rradhët e policisë

1672833759_renatoferi2.jpg

Ky është Renato Feri, ish efektivi i rrugores që u kap me drogë në makinë në dhjetor të vitit të kaluar. Efektivi u ndalua nga forcat Shqiponja për shkelje të normës së shpejtësisë së lejuar. Pas kësaj, ai ka ofenduar kolegët e tij dhe është larguar me shpejtësi. Arreestimi i tij u bë në rrethrrotullimin e TEG-ut.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalloi: 04/01/2023 18:17

    Polic që pi bar. Heuuuu

    Përgjigju
    • Çimi: 04/01/2023 19:02

      Spi bar ky koqja pi kokaine

  • Lushka: 04/01/2023 14:50

    Realisht eshte katandisur qe ne kohen e tahirit u degjenerua policia e shtetit ! Ups me falni se e teprova: Policia qe duam... Hahaha ku ka mbetur me njeri I denje ne kete territory as edi rama nuk eshte I denje qe eshte ne krye te vendit e Jo me policat rrugore e nacut e lagjes me uniforma policie... Eshte ber skandal kudo ne cdo drejtim ne hipoteke me ushqimore ne polici CA rrugace e rrugac qe sdin cfare do te thote komunikim e Jo me gjera te tjera! Ne spital ne fillim te bejne skanerin e rrobeve Po qe firmato leshon leke Po nuk qe nuk te prekin me dore... Ne lagje time nuk Po njihen me qe Jan tironca apo te ardhur! Nje lloj katrahure qe as ky I madhi nuk e di e Jo me keto vende pune vakante e te zera nga halli... Ishalla fiton apelin edhe rikthimin ne vendin e punes edhe demshperblim se e meriton djaloshi!

    Përgjigju
  • Une: 04/01/2023 13:54

    Bashke me te duhet te perjashtohen edhe ata qe e kane futur ne radhet e policise. Policia e shtetit duhet te rishikoje politikat e rekrutimit se me sa po shohim po futen ne polici elemente me formim rrugesh, pa edukate dhe pa arsim. Tung.

    Përgjigju
  • Turi: 04/01/2023 12:38

    Ne polici 20% kne ngel punonjes te ndershem qe me zor shtyjne muajin me ket rroge dhe shumica jane larguar, 30% e vendeve te punes jane bosh, kane ngelur te pa aftet ne pune dhe hajdute e te korruptuarit dhe disa militante partie. Keq e me keq po shkon puna se edhe prurjet e reja jane te nje niveli shume te dobet si femrat edhe meshkujt.

    Përgjigju
  • Lku: 04/01/2023 12:14

    Vazhdon korrupsjoni ne policin rrugore

    Përgjigju
  • Mallisti: 04/01/2023 11:17

    Kshu eshte kur i merr nga rruga i fut ne polici e garde me nivel ordiner Qe rrine gjithe naten ne pub me droge, me pistolete ne dore.. Dhe pastaj ndodhin kto normal.. se skane karakter as moral, As disipline, dhe babi me mamin ju kref bishtin Fytyra vet jane dhe femijet, si te vipave me biznes dhe drejtorave e qeveritareve te llastuar! 90 % nje surrat kane, te miret si afron njeriu se si lene kto plerat..

    Përgjigju
  • Hsj: 04/01/2023 10:57

    Patronazhist.

    Përgjigju
  • Altintop: 04/01/2023 10:55

    Ja pra dhe efektet e para te satelitit Albania 1.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë