Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit deri më datë 26 janar në orën 06:00.

Gjithashtu trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar mbërritjen të caktuar për ditën e nesërme (25 janar), ndërsa lundrimi vijon vetëm për anijet e transportit ndërkombëtar detar.

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 24-26.01.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 24-26.01.2026 duke filluar nga ora 12:00 datë 24.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri në 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.00 metra, ju bëjmë me dije se :

1.KAPITENERIA E PORTIT VLORË KA NDALUAR PAJISJEN ME LEJE-NISJE TË MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 datë 24.01.2026 deri në datë 26.01.2026 në orën 06:00.

2.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

4.Trageti i linjës Vlorës-Brindisi-Vlorë ka anulluar mbërritjen datën 25.01.2026

5.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 06:00 TË DATËS 26.01.2025.