Durrës- Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve lundruese, si pasojë e detit me dallgë të forta.
Kapiteneria e Durrësit njoftoi sot në mbrëmje se për këtë shkak nuk do të ketë lundrime duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe deri nesër në mëngjes, duke çuar kështu në mosnisjen e tragetit nga Durrësi për në Bari mbrëmjen e sotme.
“Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme, 3 Tetor 2024, nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit. Tragetet do të nisen drejt Barit (Itali) vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, 4 tetor”, njofton Kapiteneria.
![]()
Teksa më tej specifikon se “për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al”.
Komente

