TIRANE- Reporterët pa kufij publikuan sot raportin për lirinë e shtypit ne botë 2011- 2012. Shqipëria zë vendin e 96 duke u vlerësuar me 34. 44 pikë. Në krahasim me 2010, ku në raportin e reporterëve pa kufij, renditej e 80-ta, Shqipëria ka humbur 16 vende.
Në krah të Shqipërisë janë shënuar dy shigjeta, me kokë poshtë që tregojnë se përkeqësimi është me më shumë se 10 pozicione, në krahasim me një vit më parë.
Sa i përket lirisë së medias, para nesh është Kosova me 10 pozicione më lart. Për Kosovën është vlerësim pozitiv pasi ku liria e medias ka shënuar përmirësim. Ajo është në vendin e 86 e vlerësuar me 30.00 pikë. Në krah të Kosovës është vendosur një shigjetë me kokë lart çka tregon se Kosova ka ecur para.
Para kemi Serbinë, në vendin e 80-të. Maqedonia është e pozicionuar në vendin e 94-të. Të dy këto shtete kanë pësuar përkeqësim sa i përket lirisë së medias, duke zbritur më shumë se 10 pozicione në krahasim me një vit më parë. Bosnjë Hercegovina në vendin e 58-të, ndërsa Kroacia është e 68-ta. Prapa kemi lënë vetëm Malin e Zi i cili renditet në vendin e 107.
“Kriza ekonomike ka theksuar problemet në Ballkan. Përdorimi i medias për interesa private dhe kriminale, konkurencë e padrejtë në tregje , autocensurë nga ana një numri të madh gazetarësh të paguar” këto janë problemet që Reporterët pa kufij vërejnë në gazetarinë e vendeve të Ballkanit. "Drejtësia – me personel me formim të dobët, aleate me qeverinë dhe shpesh e korruptuar – duket më e interesuar të godasë median se sa t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kërcënojnë ose sulmojnë fizikisht gazetarët" - nënvizon raporti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.8%
-
Të gabuar
22.2%
-
Nuk kam mendim
10%
Vota total: 1065
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate! S’mund të shuhej masa e sigurisë!
16 Janar, 14:45
-
Sabah Bizi u nda nga jeta, presidenti i Vllaznisë: Shembull frymëzimi për brezat
16 Janar, 14:38
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Ndarja nga jeta e Sabah Bizit, reagon Benet Beci: Lamtumirë mjeshtër, do mbetesh përgjithmonë në kujtesë
16 Janar, 14:30
-
VIDEO/ Himarë, çahet diga e hidrocentralit Sasaj në Lukovë, shikoni dëmet
16 Janar, 14:28
-
VIDEO/ Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë, momenti kur uji vërshon poshtë e merr para gjithçka
16 Janar, 14:20
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05