Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, mesazhi i Begaj: Shqipëria, në anën e duhur të historisë! Dënojmë me forcë antisemitizmin! Të mos harrojmë se nga vijmë

Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, mesazhi i Begaj: Shqipëria, në anën e duhur të historisë! Dënojmë me forcë antisemitizmin! Të mos harrojmë se nga vijmë

1674483121_finalprojekt.00160201.Still008.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë mesazhin e tij për kujtimin e viktimave të Holokaustit duke e nisur me fjalët e diplomatit Noach Flug që thotë se kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja. Në mesazhin e tij, Begaj përsëriti se dënon me forcë antisemitizmin, duke thënë që s’duhet të harrojmë se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim.

"Lejomëni që të sjell në vëmendje fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit. “Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj.” – deklaroi Flug.

Kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë. Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën. 27 janar, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.

Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë. Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit. Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë. Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin: Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e të drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit.

Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë. Përpjekjet e shqiptarëve, muslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar. Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat.

Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet. Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Ëallenberg” si “House of life”. Vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër anti-semitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor. Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e anti-semitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Të nderuar miq, Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.

Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin", ishte mesazhi i presidentit Begaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi përkujton viktimat e Holokaustit! Kryetari i Kuvendit të Izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftimin e anti-semitizmit! Nikolla: Krah hebrenjve


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion