Janë përkujtuar këtë të diel viktimat dhe të internuarit e regjimit komunist në fshatin Mursi të Sarandës. Mes dhimbjesh, familjarët e të persekutuarve gjatë viteve 1946-1959 sjellin në vëmendje vuajtjet që ata kanë kaluar.
"Bujqër ishin. Nuk ishin për të bërë marrëdhënie me grekun, siç thoshin ato”, tha një familjare.
“Vëllain tim me nuse e vajzë e dërguan në fund të Krujës. Atë e sollën të vdekur”, u shpreh një tjetër.
“Një grua nga fshati. E ka emrin Ciko Mavro e kishte djalin tek 4 nga frika u ngri e foli dhe tha Vasili im nëse e ka bërë këtë e ka haram gjirin. E shikon çfarë të bën frika” tregoi një dëshmitare e kohës.
Në këtë ceremoni, ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, i cili është shprehur se përpara këtij memoriali duhet të vijnë të falen ata që hodhën gurë kundër tyre dhe i shërbyen djallit.
“Jam në një situatë jo shumë komode pasi amaneti i këtyre burrave dhe grave nuk ka shkuar në vend. Shumë nga eshtrat nuk janë gjetur dhe ky është një obligim i madh i joni”, tha kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Cika.
Fshati Mursi i Sarandës është nga më të goditurit e sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist. Dhjetëra banorë nga ky fshat u pushkatuan dhe humbën jetën në internime.

Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.6%
-
E gabuar
44.5%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 3205
Lajme të tjera
-
I plas një fishek duke punuar tokën, plagoset 33 vjeçari në Sarandë
20 Shtator, 15:33
-
I hodhën fishekzjarre në banesë dhe me pas dhunuan një person, vihen nën hetim tre të rinj në Sarandë
18 Shtator, 17:14
-
Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë
17 Shtator, 10:51
-
Shkarkohet shefi i komisariarit në Delvinë! Arrestohen 3 policë në Vlorë e Fier! Pezullohet drejtori i stacionit Velipojë dhe 3 efektivë, 'nuk panë' drogën
16 Shtator, 20:59
-
Zjarri në Finiq, dy të moshuara mbesin në ‘qiell të hapur’ pasi iu dogjën banesat! Kryebashkiaku: Do riparojmë dëmet
12 Shtator, 18:03
-
Zjarri në Livinë të Finiqit, flakët vihen nën kontroll! Një ditë më parë u dogjën 3 shtëpi, ullishte dhe bimësi
12 Shtator, 09:24
-
VIDEO/ Vijon zjarri në Livinë të Finiqit! Në mesditë u dogjën 3 banesa! Prefekti Mamaj: Flakët nën kontroll, po punojmë për shuarjen
11 Shtator, 13:29
-
Me mijëra të huaj vizitojnë qytetin antik të Butrintit! Turistët e mahnitur: Vendi më i bukur në Shqipëri
10 Shtator, 13:00
-
S’ka rrugë, 200 banorë të Janjarit në Konispolit të izoluar: Prej dy vitesh s’kemi as mjek, nuk ka nga të vijë! Kryeplaku: Jemi ankuar në çdo institucion, zero përgjigje
9 Shtator, 20:49
-
Hedhja e inerteve në Butrint dhe ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohen 2 zyrtarë të Zonave të Mbrojtura në Vlorë! Nën hetim 3 të tjerë
7 Shtator, 20:01
-
‘Pushimet e vjeshtës’ vazhdojnë në bregdet! Operatorët turistikë: 80% e kapaciteteve të zënë në shtator! Durrësi, Vlora, Saranda në krye të hartës së turizmit
7 Shtator, 18:24
-
VIDEO/ Aksident në aksin Kardhiq – Sarandë, dy mjete përplasen dhe përfundojnë në kanal! Një i plagosur
7 Shtator, 08:06
Nderime te gjithe te Persekutuarve dhe atyre qe dhane jeten per liri dhe demokraci nga pushtuesit komunist.
Përgjigju