Janë përkujtuar këtë të diel viktimat dhe të internuarit e regjimit komunist në fshatin Mursi të Sarandës. Mes dhimbjesh, familjarët e të persekutuarve gjatë viteve 1946-1959 sjellin në vëmendje vuajtjet që ata kanë kaluar.
"Bujqër ishin. Nuk ishin për të bërë marrëdhënie me grekun, siç thoshin ato”, tha një familjare.
“Vëllain tim me nuse e vajzë e dërguan në fund të Krujës. Atë e sollën të vdekur”, u shpreh një tjetër.
“Një grua nga fshati. E ka emrin Ciko Mavro e kishte djalin tek 4 nga frika u ngri e foli dhe tha Vasili im nëse e ka bërë këtë e ka haram gjirin. E shikon çfarë të bën frika” tregoi një dëshmitare e kohës.
Në këtë ceremoni, ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, i cili është shprehur se përpara këtij memoriali duhet të vijnë të falen ata që hodhën gurë kundër tyre dhe i shërbyen djallit.
“Jam në një situatë jo shumë komode pasi amaneti i këtyre burrave dhe grave nuk ka shkuar në vend. Shumë nga eshtrat nuk janë gjetur dhe ky është një obligim i madh i joni”, tha kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Cika.
Fshati Mursi i Sarandës është nga më të goditurit e sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist. Dhjetëra banorë nga ky fshat u pushkatuan dhe humbën jetën në internime.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1107
Lajme të tjera
-
12 mijë € për një leje për shfrytëzim plazhi dhe 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT-së dhe Urbanistikës në Sarandë
26 Prill, 11:35
-
Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët
25 Prill, 11:06
-
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë (VIDEO)
23 Prill, 12:14
-
Media britanike: Saranda, qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh
23 Prill, 09:11
-
Media franceze: Riviera Shqiptare,destinacioni parajsë i ngjashëm me Maldivet
22 Prill, 09:47
-
Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës
21 Prill, 17:54
-
Shpërndanin kanabis nëpër zona të ndryshme të Sarandës, 2 të arrestuar! Iu gjenden edhe armë e tritol në banesa
21 Prill, 10:12
-
Fshati mes agrumeve, Lukova ndër destinacionet më të preferuara në bregdetin jonian! Çmime më të lira se Saranda dhe Himara
21 Prill, 09:10
-
Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet
18 Prill, 08:59
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Tragjike në Sarandë, humb jetën në fushë ish futbollisti veteran Fredi Mërkuri
13 Prill, 18:05
-
Revista amerikane: Shqipëria një perlë e fshehur, destinacioni më trendi në Evropë
8 Prill, 14:27
Nderime te gjithe te Persekutuarve dhe atyre qe dhane jeten per liri dhe demokraci nga pushtuesit komunist.
Përgjigju