Nuk mundet ta çrrënjosë nga kujtesa 17 qershorin e 25 viteve më parë, kur mbeti i gjymtuar nga sulmi i bandave. Shkëlqim Selfaj është ish-efektivi i mbijetuar nga masakra e Urës Vajgurore, ku mbeten të vrarë 4 kolegë të tij, ndërsa 6 u plagosën.
‘Kam qenë 30 vjeç në ’97. Ishim brenda në autblind, një shok mbeti brenda në autoblind. Kockat ishin brenda në autoblind.’- tha Selfaj, ish-efektiv.
Ish-efektivi nuk ka përfituar dëmshpërblim nga shteti edhe pse mbeti invalid në Masakrën e Urës Vajgurore të vitit 1997.
‘Dëmshpërblimin që me takon, se kam marrë. Jam i plagosur kush do të më kurojë. Nuk kam marrë dëmshpërblim, as ndihmë nga bashkia. Jam invalid, baba i dy fëmijëve, gruan pa punë.’- u shpreh Selfaj.
Në ceremoninë modeste, organizuar nga policia e shtetit në nder të dëshmorëve të atdheut morën pjesë familjarët e të rënëve në detyrë, të cilët shprehen pakënaqësi për zhvendosjen e memorialit nga vendi i masakrës në qendër të qytetit të Dimalit.
‘Kemi dhënë gjakun aty. Drejtësia nuk u vu në vend. Ne nuk e dimë se kush qëlloi, e kush e vrau.’- tha vëllai i një efektivi të vrarë.
Gjatë tensione të fushatës elektorale të 1997-ës, kur armët ishin në duart e bandave mbeten të vrarë brenda tankut efektivët Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj, ndërsa të plagosur Thimi Tanku,Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo,Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega.
Ata u qëlluan me predha nga banda që strehohej në vilën e Protoduarve. Gjatë përplasjes mbeten të vrarë dhe disa civilë. Masakra e Urës Vajgurore, 17 qershorit 1997 është një nga ngjarjet e rënda, mbuluar me mister. Me burgim të përjetshëm është dënuar në mungesë Musa Musa Protoduari , i cili nga arratia ka kërkuar pafajësinë. Po kështu me burgim të përjetshëm janë dënuar dy dekada më parë dhe Shkëlqim Musa Protoduari dhe Fran Marashi.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh
18 Janar, 15:50
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)
17 Janar, 19:43
-
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
17 Janar, 13:03
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58
Erdhi Nano dhe i ndërseu. PD nuk bëri fushatë, ja ndaluan me armë. Armët i morën për tu mbrojtur nga "maloket që do pushtonin dhe perdhunonin". Protoduarët u sulmuan sepse kishin marrë roje kushërinjtë e tyre " maloke" për të ruajtur pronat. Ju këlyshet e komunistëve keni gjynahe për të larë. p.s O zoti administrator, të lutem mos ma çensuro komentin. 17 minuta për ta shkruar! Pash Zotin
PërgjigjuPo protoduaret ishin krahu i armatosur i pd ne berat, vrisnin e prisnin e terhiqnin njerez zvare me makine ne mes qytetit.Pak zhduken nga ata kriminel dhe nga soji jot qe hapi depot dhe e beri ate vend lesh e li.Preshin si ai doktori ne lushnje edhe ti