Një 3 pikësh kampionësh ka qenë ai që Milan ka marrë në javën e tetë të Seria A.

"Djalli" ka fituar 1-3 kundër Empolit, një skuadre që barazoi rezultatin në minutën e 92.  Golit të Rebic në pjesën e dytë iu përgjigj mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, i cili realizoi një perlë nga goditja e dënimit.

Ky eurogol dha përshtypjen se ndeshja do përfundonte në barazim, por Milan gjeti të forcën të realizonte jo një, por dy herë. 

Kampionët në fuqi rimorën avantazhin me Ballo Toure, ndërsa në minutën e 97 Leao vulosi shifrat përfundimtare në 1-3. Milan me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 17 pikëve ndërsa mban të paktën përkohësisht vendin e tretë.