Interi pëson disfatën e 2-të radhazi! Kristjan Asllani merr notën më të lartë, Kumbulla në stol

Interi pëson disfatën e 2-të radhazi! Kristjan Asllani  merr notën më të lartë, Kumbulla  në stol

Kristjan Asllani

Inter pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat, këtë herë në shtëpi ndaj Romës me shifrat 1-2. “Zikaltërit” bën një lojë mjaft të mirë, por Roma u tregua pragmatiske dhe cinike para portës.

Kristjan Asllani bëri sot debutimin nga minuta e parë me fanellën e Interit. Ai u bë protagonist ku do lëshonte një “predhë” (67′), duke çuar topin shumë pranë portës, por pa arritur që të shënonte. Megjithatë, kjo e ka ndihmuar  pasi “Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar performancën e Asllanit me notën 6.5, më e larta nga lojtarët e Interit. Një notë të tillë e ka marrë vetëm Dimarko, i cili shënoi golin e parë në minutën e 30.

Ndërkohë në krahun tjetër, Marash Kumbulla ishte në në stol dhe shijoi këtë sfidë nga pankina.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë