Bregdeti i qytetit të Sarandës një nga pikat turistike më atraktive për turistët brenda dhe jashtë vendit , është “vizituar” së fundi nga një nga jahtet e cilësuara si më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në botë.
Bregdeti i Sarandës edhe gjatë dimrit është bërë një nga destinacionet e preferuar për pasaniket e botës. Mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Sarandës është ankoruar një nga 3 jahtet me vela më të mëdha të botëës i quajtur si Ocean Black Pearl (perla e zezë e oqeanit). Jahti i përket miliarderit Rus, Oleg Burlakov dhe është cilësuar si një lider në gjeneratën e re të jahteve me vela.
Jahti Black Pearl, ka tre shtyllat e saj në të cilat shtihen velat dhe ndihmojnë në lundrimin e tij duke shfrytëzuar erën. Ka një gjatësi prej 106.7m ndërsa ekuipazhi i tij përbeht prej 18 personash, por numri i të ftuarve është mbi 100, pasi në Perlën e Zezë ka 19 kabina. Jahti i është dorëzuar miliarderit rus në fillim të vitit 2018 nga porti i Roterdamit , ndërsa vlera e tij është 200 milion dollar.
Viti 2018 ka qenë destinacion i preferuari për miliarderët botëror për të vizituar Sarandën. Në muajin korrik porti i Sarandës u vizitua edhe nga Jahti “Sailing jaht A”, në pronësinë të një miliarderi tjetër rus, i quajtur Andrey Igorevich Melnichenko, ndërsa vlera e jahtit ishte 500 milionë dollarë.
..welcome.,po me siguri sa te beje nje furnizim..,nje lavazh nje shkarhim "ka.ee ujrash te zeza"..,si han me 100 porta qe eshte ketu..
Përgjigju"Oqean Black Pearl", jahti i tretë më i madh në botë ankorohet në Sarandë. Keshtu shkruhet dhe jo "...ne bote ne Sarande"
Përgjigju