Sot, ushtria, që deri dje mbështeste Presidentin, ka dalë kundër tij dhe është në mbështetje të protestuesve.
Gjithashtu, sipas mediave ndërkombëtare, efektivisht opozita ka marrë nën kontrioll qytetin dhe parlamentin.
Sot pas largimit të Janukoviç nga Kievi, një lider opozitar ka shpallur edhe se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe nënshkruan marrëveshjen e BE-së pëe dhënien fund të krizë politike 3-mujore.
JANUKOVIÇ LARGOHET NGA KIEVI, OPOZITA, ZGJEDHJET NË 25 MAJ
Presidenti ukrainas Viktor Janukovich është larguar me avion nga Kievi për në Kharkiv, një qytet i Ukrainës jugore rusofone, ku protestat anti-qeveritare kanë qenë më të rralla. Kjo është ajo çka pasqyrohet në një gazetë ukrainase që mbështet opozitën, duke cituar një funksionar të administratës prezidenciale.
Këtë fakt e raporton dhe kryetari i opozitës Vitali Kliçko, i cili kërkon në emër të rezistencës që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 25 maj dhe jo në dhjetor siç ishte thënë.
Nëse do të konfirmohet ky lajm, atëherë dita e djeshme do të cilësohet si dita me më shumë progres, pas tre muajsh protestash që po e çonin vendin drejt një lufte civile me viktima dhe të plagosur. Ditën e djeshme presidenti ukrainas Viktor Yanukovych dhe liderët e opozitës kanë nënshkruar një marrëveshje të hartuar nga BE e cila parashikon zgjedhje të parakohshme presidenciale brenda muajit dhjetor të këtij viti dhe krijimin e një qeverie uniteti.
Në bazë të marrëveshjes, parlamenti ukrainas miratoi me 387 vota pro ligjit që kthen në fuqi kushtetutën e vitit 2004, e cila limiton fuqitë e presidentit dhe rrit autoritetin e parlamentit. Një ndër pikat e rëndësishme të marrëveshjes së nënshkruar është dhe hetimi mbi aktet e dhunës së ushtruar gjatë protestave anti-qeveritare.
Ndërkohë parlamenti ukrainas ka votuar ne favor të një ligji i cili liron nga burgu ish-kryeministren Jyulia Timoshenko e cila më 11 tetor të vitit 2011 u dënua me 7 vite burg, pasi u shpall fajtore në lidhje me një kontratë gazi të firmosur prej saj me kompaninë ruse Gazprom si dhe për abuzim me detyrën.
Gjithashtu është votuar me 332 vota pro shkarkimi nga detyra i Vitaly Zakharchenko si Ministër i Brendshëm. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 77 persona mbetën të vdekur dhe 581 të tjerë të palgosur gjatë dy ditëve të fundit të përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në Kiev.
Protestat në Kiev, nisën më 24 nëntor 2013-të, kur presidenti i vendit Yanukovych, pas disa vite tratativash, refuzoi firmosjen e marrëveshjeve politike dhe tregtare me Bashkimin Europian. Pas këtij vendimi, protestuesit ishin shprehur se nuk do të ndalonin protestat, deri në momentin e dorëheqjes së qeverisë dhe largimit të Yanukovych.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)