Përleshja në ‘Air Albania’, 25 tifozë boshnjakë të shoqëruar, kundërshtuan me forcë efektivët e policisë! Ja shkaku i përplasjes

 

Policia ka dhënë detaje nga përplasja e tifozëve boshnjakë me efektivët. Policia thotë se janë shoqëruar 25 tifozë boshnjakë, pasi kanë kundërshtuar me forcë policët. Policia thotë se i kanë kundërshtuar pasi efektivët kanë tentuar të shoqërojnë disa prej tifozëve boshnjakë të cilët kishin hedhur në fushën e ndeshjes sende të forta dhe lëndë piroteknike.

“Më datë 19.07.2022, në stadiumin "Air Albania", pas përfundimit të ndeshjes  Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë  të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike. Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata. Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë. Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Përplasje rreth 'Air Albania', 25 të shoqëruar! VIDEO ekskluzive, momenti kur tifozët boshnjakë përleshen me policinë, një efektiv i plagosur


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot