Përleshja në stadium,Refik Halili në
Shkodër, pajtohen Vllaznia - Tirana

Përleshja në stadium,Refik Halili në<br />Shkodër, pajtohen Vllaznia - Tirana
Vllaznia dhe Tirana pajtohen 1 javë pas përleshjes masive që u regjistrua në qytetin e Shkodrës në ndeshjen e vlefshme për kategorinë Superiore. Akuzat e palëve pas përleshjes në “Loro Boriçi” janë tërhequr nga të dy palët duke i hapur rrugë normalitetit të situatës mes klubeve.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka tërhequr akuzat se u qëllua nga tifozët e Vllaznisë duke udhëtuar drejt Shkodrës duke shtrirë dorën e pajtimit. Bardheblutë udhëtuan drejt veriut me një një delegacion ku bënte pjesë edhe donatorin Lufti Nuri. 24 herë kampionët e Shqipërisë u pritën nga zv. presidenti i Vllaznisë, Isuf Isufi. Nga përleshja u plagosën shumë tifozë, mbi 50 janë në procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa u plagosën edhe 4 policë.

Në fjalën e tij pas mbërritjes dhe takimit me drejtuesit e klubit të Vllaznisë, Halili deklaroi “Unë do ju thosha mirënjohje, faleminderit të gjithëve miqve nga Shkodra, që na pritën, e kisha bindje këtë, sepse Shkodra është me tradita një klub që po shkon gati 100 vjet, siç është dhe klubi i Tiranës. Nuk mund të rrinim pa ardhur, sepse neve duhet të bëheshim iniciatorët e parë për ta rregulluar këtë marrëdhënie e cila themi të harrohet. Porta e Shkodrës ka qenë hapur dhe sot është hapur edhe më shumë për tifozat e Tiranës e të gjithë Shqipërisë, po gjithashtu edhe porta e Tiranës ka qenë gjithmonë e hapur dhe do rrijë e hapur për tifozat shkodranë dhe për të gjithë tifozat e Shqipërisë. Themi që me këtë takim që bëmë unë i përshëndes edhe të gjithë drejtuesit e Shkodrës gjithashtu dhe drejtuesit e klubit tonë të Tiranës, që në të ardhmen do të jemi siç kemi qenë gjithmonë, të vijmë të zhvillojmë aktivitetin sportiv siç e kemi zhvilluar dhe shpresoj që kjo të jetë edhe një nisëm për të gjithë klubet dhe për të gjithë tifozët kudo që ndodhen që të jenë më të kujdesshëm, të jenë më të përmbajtur dhe të duartrokasin futbollin e bukur qoftë ajo e mikut apo e ekipit të tyre, Unë ju uroj sukses, faleminderit për mikpritjen faleminderit dhe për të gjitha cfare ne thamë këtu, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë” tha ai.
 
Pyetje: Zoti Halili, përtej këtij pajtimi, federata e ka dhënë dënimin e saj , ju do të pajtoheni me këtë vendim si dy klube elitare në Superligën shqiptare dhe sa ju dëmton nga ana financiare kjo masë e federatës ?
 
Halili: Dihet që të gjithë klubet n.q.s nuk ka tifozë në stadium, është gjë shumë e keqe, ka dëmtim nga ana financiare, normal që ka humbje, përsa i përket vendimit neve do të biem dakord dhe kemi rënë dakord që cfarë do lloj vendimi që të merret neve jemi të detyruar ta zbatojmë se nuk kemi gjë në dorë, por me një deklaratë të përbashkët të dy klubet do të përpilojmë një kërkesë, do ti drejtohemi federatës shqiptare të futbollit dhe shpresojmë që ky vendim të rishikohet, ka vend shumë për tu rregulluar sepse kjo nisma që ne bëjmë, prandaj po e bëjmë, që ne të rregullojmë marrëdhëniet e tifozerive ku jam i bindur që kjo marrëdhënie është e rregulluar. Shpresoj që në të ardhmen edhe federata kërkesën që ne do bëjmë, them që do të ketë vend për tu rregulluar dhe do të rregullohet, ku një punë dhe një rol shumë të mirë po luajnë mediat.
 
Pyetje: Për dëmin e shkaktuar në stadiumin ‘Loro Borici’ ju keni dhënë një deklaratë, i qëndroni asaj përsa i përket kostos financiare?
 
Halili: Kemi biseduar këtu bashkë me drejtuesit edhe sic janë populli shkodran, qytetaria shkodrane e të gjithë dashamirësit e sportit, ndoshta nuk do kemi nevojë që të bëjmë shkëmbime të tilla financiare, sepse e kemi diskutuar të gjithë cfarë ka ndodhur dhe juve në deklaratën që do keni nga dy drejtuesit e klubit do të shikoni tek ajo deklaratë do keni të gjitha përgjigjet që kërkoni.
 
Pyetje: Keni thënë që jeni qëlluar nga tifozët e Vllaznisë, ka një pendesë nga zoti Halili, mos ishte një deklaratë e nxituar?
 
Halili: Deklaratën që kam dhënë në televizion ku dikush më ka thënë a mund të flasësh, kam dhënë një deklaratë edhe nuk kam ca të them më shumë, megjithëse deklarata e shkruajtur në gazetën sportive nuk është e plotë, pra flitet një cikë për njëanshmëri, megjithatë për mua nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që kjo tavolinë që ju shikoni këtu është për të mirë, cdo gjë është mbyllur, shpresojmë që këtë gjë ta bëjnë edhe tifozët tonë në ditët e ardhshme.
 
 
Pyetje: Duke pasur parasysh cfarë mesazhesh që prodhoi ky takim, cili është një kërkesë e juaja për apelin, për masat që prisni të zbuten, kur kemi parasysh një super derbi Tirana - Partizani?
 
Halili: Ne na intereson që sa më shpejt ti kthejmë tifozat dhe kërkesën do ta bëjmë, pastaj të shikojë komisioni ta vendosi dhe ne i bëjmë edhe lutje dhe kërkesë që kjo është jashtë asaj kërkesës ligjore që bëhet, që të na i marrin parasysh të gjithë këto lëvizjet që kemi bërë të dy klubet gjatë këtyre ditëve, ndihmën që po na japin të gjithë dashamirësit e futbollit. Shpresojmë që federata ta marri parasysh dhe me atë komision që dëgjuam që është dhe një rast i mirë ku flitet që mund të dalin dënime për persona me ato cfarë mendojnë të bëjnë edhe do jetë mirë të bëhet, unë shpresoj që ky dënim të hiqet nga kjo që është, këtë le t’ia lejmë ta vendosi komisioni. Kërkesa do të jetë brenda ditës së mërkurë


do.k/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit