Përleshja për ping pongun kushton, Korea e Jugut shkarkon trajnerin Jurgen Klinsmann

Përleshja për ping pongun kushton, Korea e Jugut shkarkon trajnerin Jurgen Klinsmann

Jurgen Klinsmann

Korea e Jugut ka shkarkuar nga poziconi i trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit Jurgen Klinsmann. Gjermani nuk mundi ta çonte ekipin më shumë se gjysmëfinalet e Kupës së Azisë, teksa një përçarje në ekip duket se ka qenë deçizive.

Pas 12 muajve në krye të ekipit, Klinsmann nuk ia doli të forconte grupin dhe eliminimi nga turneu i fundit, shoqëruar me një grindje të lojtarëve ka sjellë këtë vendim.

Përpara ndeshjes të humbur 2-0 kundër Jordanisë, në ekipin e Koresë së Jugut pati një zënkë mes lojtarëve, teksa Heung Min Son i Tottenham 'iu tërhoqi veshin' të tijve që të ruanin regjimin dhe jo të luanin ping pong.

Epo duket se loja e ping pongut ka qenë fatale jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në zyrat e federatës, që morën vendimin drastik për trajnerin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë