Në anijen turistike Carnival pasagjerët u përleshën me njëri-tjetrin, pasi ishin duke pritur në radhë për ushqim.

Videoja e përleshjes tregon një grup pasagjerësh të rinj që shkëmbejnë grushte dhe hedhin njëri-tjetrin në tokë, ndërsa pasagjerë të tjerë mblidhen përreth për të parë kaosin.

Në video shihet se pasagjerët shkëmbyen grushte dhe këpucë, ndërsa telefonat celularë u hodhën në dysheme.

Përleshja mes tyre u regjistrua nga të pranishmit që ndodheshin aty, ndërsa rojet u përpoqën të ndërhynin.