Përleshje në Bagdad, të paktën 12 të vrarë e qindra të plagosur

Përleshje në Bagdad, të paktën 12 të vrarë e qindra të plagosur

Bagdad

Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, pasi qindra mbështetës të klerikut me ndikim shiit, Muqtada al-Sadr, sulmuan ndërtesat qeveritare në mes të tensioneve në rritje me grupet rivale shiite të mbështetura nga Irani.

Ndërsa të paktën 270 të tjerë u plagosën më 29 gusht, pasi u qëlluan me armë zjarri dhe gaz lotsjellës, në zonën e Gjelbër, ku gjinden ndërtesat qeveritare dhe diplomatike irakiane.

Mobilizimi masiv dhe kontrolli janë pjesë e strategjisë tashmë të njohur të klerikut, figurë e fuqishme në skenën politike në Irak. Ai njihet si nacionalist dhe me agjendë anti-Iranit.

Shtetet e Bashkuara i quajtën trazirat në Bagdad si "shqetësuese" dhe u bënë thirrje irakianëve që të përmbahen nga dhuna dhe të kërkojnë dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike.

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI) i quajti zhvillimet "një përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm" dhe gjithashtu u kërkoi të gjitha palëve "të përmbahen nga aktet që mund të çojnë në një zinxhir të pandalshëm ngjarjesh".

"Vetë mbijetesa e shtetit është në rrezik", thuhet në deklaratën e UNAMI-it. Dëshmitarët thanë se besnikët e klerikut shiit dhe mbështetësit e një blloku rival shiit, Korniza e Koordinimit pro-Iranit, kishin shkëmbyer zjarr në Zonën e Gjelbër./REL

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat