Bilanci i sulmit terrorist në Bagdad, 11 të vrarë

Bilanci i sulmit terrorist në Bagdad, 11 të vrarë

Pamje nga Bagdad

Bagdad të Irakut, 11 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të kryer nga organizata terroriste DAESH.

Media lokale irakiane raportoi se pesë anëtarë suni pjesëtarë të Hashemi Hashdi Asayiri dhe gjashtë civilë u vranë në sulmin e kryer nga organizata terroriste DAESH në rrethin Ridvaniye në perëndim të Bagdadit.

Ndërkaq qeveria irakiane ende nuk është prononcuar mbi çështjen.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se në operacionin kundër organizatës terroriste DAESH të kryer në qendër të qytetit Kirkuk u kapën 3 terroristë.

Zëdhënësi i Policisë së Kirkukut, Amir Nuri bëri të ditur se në një bastisje në një adresë në lagjen Panxha Ali në qendër të qytetit janë kapur 3 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Nuri bëri të ditur se gjatë marrjes në pyetje terroristët u rrëfyen se më herët kanë marrë pjesë në 13 sulme terroriste të kryera në qendër të qytetit dhe në zonat rurale. /KosovaPress

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë