Irak, një tjetër gazetar i vrarë i shtohet listës së gjatë të gjakut në Bagdad

Irak, një tjetër gazetar i vrarë i shtohet listës së gjatë të gjakut në Bagdad

Irak, burimet e lajmit, gazetarët, studiuesit dhe aktivistët janë vënë në shënjestër. Të thuash se çfarë po ndodh në vendin e dy lumenjve është bërë më e rrezikshme se sa edhe periudha e përplasjeve të forta gjatë pushtimit amerikan.

Viktima e fundit në frontin e lajmeve është drejtori i televizionit lokal ‘Al Rasheed’, Nizar Zannoun, i cili sot u vra në një pritë në lagjen Al Jamaa të Bagdadit.

Zannoun i bashkohet listës së gjatë të gjakut, që përkon pjesërisht me shpërthimin e protestave në të gjithë vendin dhe me vrasjet e reporterëve dhe aktivistëve.

Në janar, kolumnisti i ‘TV Dijlah’ Ahmed Abdul Samad dhe kameramani i tij Safaa al-Ghali u qëlluan për vdekje ndërsa po ndiqnin demonstratat antiqeveritare në Basra, në jug të vendit.

Abdul Samad kishte ndjekur lëvizjen protestuese që në ditët e para, dhe sipas njoftimeve të mediave lokale ai kishte kritikuar hapur rolin e Iranit në trazirat Irakiene.

Sipas një raporti të Kryqit të Kuq, të transmetuar nga ‘Rudaw TV’, vetëm në dhjetor 68 aktivistë dhe gazetarë u zhdukën pasi në ditë të ndryshme ishin rrëmbyer nga grupe të panjohura: vetëm dymbëdhjetë prej tyre janë liruar, ndërsa 56 janë ende të humbur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë