Përllogaritja e viteve të burgut, shtyhet seanca për Zani Caushin, mungoi drejtoi i burgut të Drenovës! Avokati: Ekziston mundësia e lirimit me kusht

Shtyhet seanca sot në Gjykatën e Korçës për përllogaritjen e viteve të burgut për Myrteza (Zani) Caushin. Shtyrja e seancës u bë pas mungesës së drejtorit të Burgut të Drenovës. Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 tetor në orën 10:00.

Avokati i Zani Caushit, Arben Lena tha se sipas ligjit klienti i tij ka të drejtë të llogarisë saktë viteve burgut dhe pas 35 viteve burg ka të drejtë të kërkojë lirimin me kusht. Avokati tha se llogaritja e kohës së vuajtjes se dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Caushin por edhe për të dënuarit e tjerë.

"Seanca e sotme ishte për hapjen e  gjykimit. Në seancën e sotme mungonte përfaqësuesi i IEVP dhe u çel gjykimi ndërsa seanca u shty. Llogaritja e kohës së vuajtjes se dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Caushin por edhe për të dënuarit e tjerë. Sugjeroj që ministria të krijojë një aplikacion për llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit për të gjithë të burgosurit që është edhe eksperiencë edhe nga vendet e tjera. Dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit që ekziston në Shqipëri por nga ana juridike edhe për këta të burgosur ekziston mundësia e lirimit me kusht bazuar në kodin e vjetër që është dënuar Zani Caushi ka qenë 25 vjet ndërsa me të riun 35 vite. Ndaj deri sa hapësira ligjore ekziston për lirimin me kusht duhet të ekzistojë dhe hapësira për  llogaritjen e viteve të dënimit", tha Arben Lena.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bani: 19/10/2020 15:47

    Nuk lirohen te burgosurit me burgim te perjetshem....

    Përgjigju
    • Loni: 19/10/2020 19:50

      Lirohen sa I cijnë nënën... Po ky mjerani ka ngelur I fundit nga dinastija 1997... Te lirohet edhe ky se shoket e soji vet Jan jasht... Keshtu qe cte keqe ka... Operacioni kapua di valona fundi I marrezize.hahahha

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU