Pas një beteje disa vjeçare me drejtësinë këngëtarja Rovena Dilo është përballur këtë të hënë me përmbarimin i cili i ka marrë pronën, lokal "Rovena" në Bllok. Kjo pronë është vënë në sekuestro të përmbarimit për llogari të dy pronarëve të rinj Ndriçim Babasi e Tom Doshi të cilët Dilo i akuzon për plaçkitje të pronës së saj.

Janë këto pamjet kur përmbaruesit fillojnë të boshatisin lokal "Rovenën" në Bllok, lokal i njohur si pronë e këngëtares dhe artistes Rovena Dilo.

Kjo pronë me vendime gjyqësore tashmë i takon ish-deputetit Ndriçim Babasi dhe deputetit Tom Doshi.

Por artistja Dilo e cila ka kundërshtuar me kohë shitblerjen që Babasi e Doshi kanë bërë me dajën e saj Agron Vreto e ka cilësuar marrjen e lokalit si një grabitje të pronës nga njerëz me pushtet politik dhe ekonomik.

"Zotërit Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi të largohen nga pronat e njërëzve. Të mos ushtrojnë dhunë. Kanë një vendim totalisht të paekzekutueshëm. Kjo pronë është pronë e një familjeje, por Tom Doshi dhe Çim Babasi duan ta marrin por nuk merren pronat më. Në 2016  kur bëhet një reformë e madhe në drejtësi dhe kur të gjithë gjykatësit e korruptuar do të përfundojnë në burg, kjo gjë nuk bëhet më," tha Rovena Dilo.

Konflikti i Dilos me Babasin e Doshin nisi në 2014 kur daja i saj i shet pronën këtyre të fundit. Këtë shitje të pronës familja e këngëtares e padit në gjykatë por në korrik 2015 Gjykata e Tiranës i jep të drejt blerësve, Babasit e Doshit.

Vetë Dilo këtë të hënë deklaroi se i ka paditur ata sërish për veprime të kundraligjshme por deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë prona tashmë është vënë në sekuestro të përmbaruesit për llogari të palës blerëse, ish deputetit Babasi dhe deputetit Doshi.



rovena dilo

lokal rovena

lokal rovena

lokal rovena

lokal rovena

lokal rovena