Përmbushet amaneti, albanologu
Elsie do të prehet në Alpet tona

Përmbushet amaneti, albanologu<br />Elsie do të prehet në Alpet tona<br>
Albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka lënë si amanet që të trupi i tij të prehet në Alpet Shqiptare.

Në përmbushje të amanetit të tij të fundit trupi i albanologut Elsie do të qëndrojë nesër, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00 dhe më pas do të përcillet për në Shkodër.

Robert Elsie u nda nga jeta më datë 2 tetor për shkak të një sëmundje të rrallë, në moshën 67-vjeçare.

Albanologu Robert Elsie është emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit 21. I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari