Përmbyllet nisma “ColoursofAlbania”
fiton fotografi kosovar Nëntor Oseku

Përmbyllet nisma “ColoursofAlbania”<br />fiton fotografi kosovar Nëntor Oseku
Në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u organizua këtë të enjte ceremonia e përmbylljes së nismës Colours of Albania. Në këtë konkurs, i cili kishte si qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë u praqitën më shumë se 8.000 fotografi.

Foto fituese e aktivitetit,ku në përbërje të jurisë ishin artistë, fotografë, profesionistë si dhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, u shpall ajo e fotografit nga Kosova, Nëntor Oseku, ndërkohë që u përzgjodhën edhe 10 fotot më të mira të cilat do të shfaqen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data 23 deri më 30 tetor 2015.

nentor oseku

Kjo nismë u ndërmor nga MPJ në bashkëpunim me Ambasadën Norvegjeze dhe mbështetjen e Këshillit Britanik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati tha se “nëpërmjet kësaj nisme, synuam të përcillnim bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e popullit shqiptar ashtu siç thuhet edhe në një nga tekstet më të vjetër të ligjit zakonor shqiptar, ai i Kanunit të Lek Dukagjinit: “Shtëpia e Shqiptarit është Shtëpia e Zotit dhe e Mikut”".


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos