Një autobus me 41 pasagjerë i linjës Athinë- Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër- Tepelenë te 'Uji i Ftohtë' në vendin e quajtur 'Shkalla e Zezë'. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:40 minuta të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa autobusi kthehej nga Greqia.
Si pasoje nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 31 pasagjerë, mes tyre edhe një fëmijë 1-vjeç. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 10 pasagjerë nga 41 që ishin në autobus nuk kanë pësuar lëndime.
Dëshmitarët tregojnë se në momentet kur ndodhi aksidenti ishin në gjumë. Britmat, rrëmuja, xhamat e thyer, të plagosurit, ishin gjërat e para me të cilat u ndeshë kur hapën sytë.
“Unë jam nga Dibra. Unë isha përgjumësh kur papritur autobusi u përplas dhe bëri dy-tre rrotullime. U zgjova ashtu i hutuar dhe kur dola nga autobusi pashë se pjesët e tij ishin dëmtuar. Pastaj njoftuam policinë dhe na sollën në spital. Fati jonë që autobusi iu ndal pas rrotullimeve që bëri” tha një nga pasagjerët.
Një tjetër u shpreh se, ‘Unë isha në gjumë, isha diku nga fundi i autobusit. Papritur dëgjova zhurma dhe britma dhe u zgjova. Më sollën në spital dhe nuk e di çfarë është bërë më me të”.
Nga 31 personat e plagosur që u paraqitën në spital, sipas mjekut vetëm 15 janë shtruar, pasi 16 të tjerë kanë dalë, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Autobusi i aksidentuar me targa TR 5631 U drejtohej nga Ilia Filos 50-vjeç. Shoferi i autobusit të kompanisë 'Komatas' është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit ku po merret në pyetje.
Pas ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën dhe më pas duke u përmbysur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.
Zhvillimet minutë pas minute nga aksidenti
08:50 Policia: Mes të plagosurve një fëmijë
Në orën 04:40 njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë", në një kthesë, autobuzi i linjës Tiranë -Athinë, me targa TR 5631 U, me drejtues shtetasin I.F,ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë dëmtuar 28 pasagjerë, ndër të cilët një fëmij 1 vjeç.
Pasagjerët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku nga 28 pasagjerë të lënduar vetëm 12 prej tyre ndodhen në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore, ndërsa të tjerët pas marrjes së ndihmës së parë janë larguar nga spitali.
Të gjithë shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën.
Në autobuz kanë qënë 41 pasagjerë.
Shoferi i autobuzit është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
08:15 Mjeku: 15 të shtruar në spital, jashtë rrezikut
Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Roland Karalli ka sqaruar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
"Në spital kanë ardhur 31 persona të lënduar. Nga ekzaminimet nuk ka të plagosur në rrezik për jetën. Të shtruar në spital aktualisht janë 15 pasagjerë, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 16 të tjerë janë nxjerrë nga spitali, pasi nuk kishin asnjë rrezik dhe lëndim nga aksidenti. Gjendja është e stabilizuar" deklaroi ai.
Të plagosurit janë nga disa qytete të vendit, ndërsa sipas mjekut të fundit që dolën nga spitali janë disa djem Dibra, pasi nuk kishin asnjë rrezik.
/Shqiptarja.com

VIDEO