Përmbyset juria e Nobelit në Letërsi pas skandalit seksual që ndaloi çmimin në 2018

Përmbyset juria e Nobelit në Letërsi pas skandalit seksual që ndaloi çmimin në 2018

Laureati më i fundit i Nobelit, autori britanik, Kazuo Ishiguro, duke folur për mediat pas shpalljes së fitores për çmimin e Nobel 2017

Një vit më parë ndodhi që Çmimi Nobel të ndërpritet, për herë të parë që nga viti i themelimit të tij më 1949, pasi Akademia Suedeze, institucioni i madh që zgjedh fituesin u trondit nga një skandal seksual i pakëndshëm, ku bashkëshorti i njërës prej anëtareve të Akademisë u burgos për përdhunim.

Pas takimit të së martës, Fondacioni Nobel, i cili realizon testamentin e Alfred Nobelit, njoftoi se po punohet që këtij çmimi t’i kthehet prestigji.

Dy çmime Nobel në letërsi do të jepen këtë vit për të kompensuar mungesën e çmimit që nuk u dha në vitin 2018, ndërkohë që Akademia Suedeze përballej me skandalin. Ky është njoftimi që vjen këtë të martë nga selia e Nobelit.

 “Hapat që Akademia Suedeze ka marrë dhe synon të marrë do të na krijojnë mundësi të mira për rivendosjen e besimit” njofton Fondacioni i Nobelit, duke theksuar më tej që: “laureatët për të dy vitet 2018 dhe 2019 do të shpallen në të njëjtën kohë, këtë vjeshtë, për të kompensuar mungesën e çmimit Nobel në vitin e kaluar.”

Ndryshimi më i rëndësishëm rreth këtij çmimi është emërimi i pesë anëtarëve të jashtëm të pavarur, të cilët do të sensibilizojnë Akademinë Suedeze për të zgjedhur laureatët “për vitet e ardhshme”.

Mënyra sesi zgjidhet fituesi ka qenë prej kohësh një sekret i mbajtur Brenda një grupi të ngushtë: e vetmja gjë që dihet është se rreth 200 nominime do të shqyrtohen nga Akademia në shkurt, me një listë të ngushtë që do të shpallet deri në maj dhe pesë autorët e fundit të studiuar gjatë verës. Pas skandalit, Fondacioni Nobel ka kritikuar Akademinë edhe për “krijimin e një kulture të mbyllur për një periudhë të gjatë kohore”. Por, të martën, Fondacioni e ka vlerësuar deklaratën e Akademinë për zërat e jashtëm, duke cituar se këta zëra  “do të hapin perspektiva të reja të vlefshme” për jurinë.

Ndërsa këtë vit Nobeli do të ketë dhe një juri të pavarur, mendohet që vendimet të jenë më transparente. Për të gjithë ata që janë kuriozë që të dinë sesi ka vepruar juria e Nobelit deri në këtë kohë, mësohet se arkivat e detajuara për mënyrën sesi ka arsyetuar juria në dhënien e këtij çmimi do të hapen për botën e jashtme vetëm 50 vjet pas ngjarjes.

Dihet prej vitesh që në listën e kandidaturave të Nobelit është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Vitet e fundit Kadare ka qenë shumë pranë listës së ngushtë krahas Philip Roth-it, Adonis-it e Ngugi Ëa Thongo-s. 

Shtyrja e Nobelit në 2018-n, përmbysja e rregullave

Në marsin e vitit të kaluar, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Anders Olsson, njoftoi shtyrjen e çmimit, duke deklaruar se Komiteti i Nobelit duhet të përqendrohet në “rikuperimin e besimit të publikut” për shkak të trajtimit të një serie sulmesh për akuzat seksuale të bëra përkundrejt Jean-Claude Arnault, burrit të anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson. Arnault u dënua më pas për përdhunim dhe u dënua me burg në muajin tetor të 2018-s.  

Kjo ngjarje pasoi me një seri dorëheqjesh nga anëtarët e Akademisë, të cilët u larguan nga Akademia, duke e lënë institucionin e lartë të Nobelit me më pak se 12 personat e kërkuar për të zgjedhur dhe shpallur fituesin. Anëtarët e mëparshëm ishin emëruar teknikisht të përjetshëm dhe pa të drejtë dorëheqjeje, por kjo degradoi në disa refuzime për pjesëmarrje në vite gjatë  mbledhjeve si shenjë proteste për vendimet me të cilat nuk mund të pajtoheshin – ky rregull u ndryshua vitin e kaluar nga mbreti Carl XVI Gustaf.

“Gjithashtu Akademia po merr në konsideratë një afat të caktuar kohor për anëtarësimin dhe po shqyrton edhe mënyrën sesi do të trajtohen largimet”, -shtoi Fondacioni. Dhe çfarë mund të jetë më e rëndësishmja deklarohet se: “Akademia gjithashtu nuk do të përfshijë asnjë anëtar që është subjekt i konfliktit të interesit apo hetimeve penale”.

“Megjithëse do të duhet kohë për të rivendosur plotësisht besimin ... parakushtet deri tani janë të mira”, thuhet në deklaratën e Fondacionit duke shtuar më tej se: "Në përshtatje me reformat që janë zbatuar dhe planifikuar, Akademia Suedeze ka mundësinë, jo vetëm për të rikuperuar ato që pasuan vitin e kaluar, por pritet që të bëhet një organizatë më funksionale në të ardhmen”

Për Çmimin Nobel dhënë për autorin, sipas dëshirës së Alfred Nobelit, shkruhet se jepet për “veprën më të shquar në mënyrën më ideale”.

Çmimi Nobel për letërsinë vlen 9 milionë korona suedeze (850 mijë Euro). Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte fituesi i fundit, në vitin 2017. Ndërsa Vitin e kaluar, autorit Guadeloupean Maryse Condé iu dha një "Nobel alternativ", që ishte çmimi i ri i Akademisë në letërsi, një çmim i vetëm për të mbushur boshllëkun e lënë nga anulimi i çmimit Nobel 2018.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur