Përmbyset 'thirrja e famshme'/ Abazi: Rama mos ik!

Përmbyset 'thirrja e famshme'/ Abazi: Rama mos ik!

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi ndryshe nga opozita, e cila identifikohet me thirrjen 'Rama ik', ka vendosur ta kthejë përmbys këtë të fundit duke thënë 'Rama mos ik'.

Përmes një statusi në Facebook, Abazi ka paraqitur disa kërkesa, sipas së cilit nëse ato përmbushen atëherë kryeministri Edi Rama nuk duhet të largohet nga qeveria.

Në të kundërt, sipas tij ai vështirë se gjen arsye, se përse duhet të qëndrojë në pushtet.

"Kjo listë nuk është shteruese, por nëse nuk di, nuk do, apo nuk mundesh të realizosh çështjet e renditura në këtë listë, atëherë për popullin shqiptar vështirë të gjenden arsye pse ti duhet ende të rrish!"- përmbyll Abazi.

Postimi i plotë:

Rama mos ik, nëse...

* Rama mos ik, nëse anulon menjëherë këtë javë ligjin për arsimin e lartë, për t’i hapur rrugën arsimit publik cilësor e falas.

* Mos ik, nësë rrit menjëherë tatimin mbi koorporatat që kontrollojnë shumëçka në Shqipëri, dhe nëse e ul tatimin për biznesin e vogël dhe shumicën e shqiptarëve.

* Mos ik, nësë anulon këtë javë koncensionin abuziv për rrugën Milot-Balldren, dhe të gjitha koncensionet e tjera abuzive si ky.

* Mos ik, nësë fillon luftën pa kompromis për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për themelimin dhe funksionimin efikas të sindikatave të punëtorëve.

* Mos ik, nëse distancohesh publikisht dhe e dënon planin për copëtimin e KS, pavarësisht se kush e mbështet atë.

* Mos ik, nësë anulon menjëherë taksën në rrugën e kombit dhe planet për taksa të tjera rrugore si kjo.

* Mos ik, nësë distancohesh publikisht menjëherë nga bashkëpunëtorë të UDB-së si Baton Haxhiu.

* Mos ik, nësë pranon se ke gabuar që ke mbështetur marrëveshjen e padrejtë për Demarkacionin, që i ka falur Malit të Zi 8200 hektarë tokë shqiptare, dhe nëse punon për t’i rifituar këta hektarë.

* Mos ik, nësë e ngre çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në krye të çdo diskutimi me përfaqësues të Serbisë.

* Mos ik, nësë zbaton të gjitha masat për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

* Mos ik, nësë fillon të mbrosh produktin bujqësor dhe prodhimin vendas.

* Mos ik, nëse vendos të mos nxjerrësh më asnjë shqiptar nga shtëpia e vet me dhunë, sepse strehimi është e drejtë.

Mos ik, nësë e kthen çështjen e gjenocidit të shqiptarëve nga Çamëria në krye të axhendës bilaterale të marrëdhënieve me Greqinë.

* Mos ik, nësë refuzon çdo plan për t’i falur det Greqisë.

* Mos ik, nëse anulon tani HEC-in e jashtëligjshëm në Parkun e Luginës së Valbonës dhe të gjtiha HEC-et e jashtëligjshme nëpër Shqipëri.

* Mos ik, nësë vendos menjëherë tarifa të reja për energjinë eletrike që mbrojnë konsumatorët më të varfër.

* Mos ik, nësë i hap rrugën gjykimit dhe dënimit të të gjithë atyre që kanë manipuluar zgjedhjet, përfshirë – pse jo – edhe veten tënde.

* Mos ik, nësë fillon menjëherë punën për ndryshimin e sistemit elektoral mazhoritar rajonal, që ka bëtonizuar lidhjen perverse për pushtet PS-PD, dhe shkatërruar demokracinë e brendshme partiake. Listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar është alternativë shumë më e dobishme për Shqipërinë.

* Mos ik, nësë heq dorë nga neoliberalizmi dhe shkon drejt social-demokracisë.

Kjo listë nuk është shteruese, por nëse nuk di, nuk do, apo nuk mundesh të realizosh çështjet e renditura në këtë listë, atëherë për popullin shqiptar vështirë të gjenden arsye pse ti duhet ende të rrish!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haka Tekizoti: 24/06/2019 17:36

    Për të plotësuar këto Ramës i duhet "të mos iki" për nja 20-30 vjet. Bravo VV-ja!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/06/2019 15:08

    Rama mos ik pa ja u bere cicin ne koke gjothe ketyre jashtqitjeve

    Përgjigju
  • sula: 24/06/2019 15:05

    Nuk ka per te ik dhe po nuk i plotesoi te gjitha kerjesat.Ik ti dhe mos u kthe.Rama do iki kur te vendosi poplli

    Përgjigju
  • Sabri: 24/06/2019 15:00

    Ik ore shko e pirdhu ti bashke me ate serbin e kosoves.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 24/06/2019 14:54

    Z. Abazi, me duket se me kete qe shkruan, me shume ke dashur te thuash "Abazi hajde" se sa "Rama ik". Ai eshte i gjithe programi politik i partise tuaj. Dhe shqiptaret kane votuar ne shumice per tjeter program, sigurisht jo te tuajin. Rama prandaj eshte Rama, se eshte ndryshe nga gjithe te tjere. Dhe prandaj vazhdon ne pushtet.

    Përgjigju
  • Daja: 24/06/2019 14:43

    Ik e mbushu ti megjithe listen tende,zije e piji lengun coji dhe Mones dhe Bashes se jane ftohur ne mendere.

    Përgjigju
  • Tropojani: 24/06/2019 14:35

    Po' ti o kok derr u ndave mire nga Rama te leshoj donje euro, si be kjo pune te shesin per nje centez hajde e besoj njeriut te politika

    Përgjigju
    • Populli: 24/06/2019 15:21

      Kete them dhe une Rama mos ik, që të të hajë mutin ky Bojkeni.Kush eshte ky idiot që vë kushte,le të vejë tek Partia mëmë e Albinit per te kerkuar qiqra në hell.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi