Përmbysi rezultatin e Donald Trump? Ish-avokati i tij personal dorëzohet para drejtësisë amerikane! Giuliani: Akuzë absurde

Përmbysi rezultatin e Donald Trump? Ish-avokati i tij personal dorëzohet para drejtësisë amerikane! Giuliani: Akuzë absurde

Guilani dhe Trump

SHBA- Ish prokurori e njëherësh edhe ish avokati i Donald Trump, Rudolph Giuliani është dorëzuar këtë të mërkurë në burgun Fulton të Xhorxhias, raporton Reuters.

Ai është duke u përballur me akuzat shtetërore se kishte ndërmarrë për të përmbysur humbjen e ish-presidentit amerikan në zgjedhjet e vitit 2020.

Giuliani, një ish-prokuror dhe kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut, u urdhërua të paguante një garanci prej 150,000 dollarësh dhe të mos komunikonte me asnjë nga 18 bashkë-të pandehurit ose dëshmitarët e tij në këtë rast, sipas dokumenteve të gjykatës.

“Kjo aktakuzë është absurde,” u tha Giuliani gazetarëve pas paraqitjes së tij në burg. “Ky është një sulm ndaj Kushtetutës”, theksoi ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë