Përmbysja kundër Atletico-s, flet Ronaldo: Ja si ia dalim

Përmbysja kundër Atletico-s, flet Ronaldo: Ja si ia dalim

Cristiano Ronaldo në ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid

 Në prag të sfidës së shumëpritur mes Juventusit dhe Atletico Madrid, për mediat ka folur ai që sonte pritet të bëjë diferencën, Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për ‘DAZN’, ‘ylli’ portugez fillimisht është shprehur kështu sa i përket mundësive për të përmbysur humbjen 2-0 të pesuar në ndeshjen e parë:

“Ka për të qenë një ndeshje e vështirë, Atletico ka luajtuar 2 finale në katër vitet e fundit dhe shpejt apo vonë ata do e fitojnë trofeun. Ne e dimë që ka për të qenë e vështirë, por nëqoftëse luajmë mirë e kalojmë Atletico-n.”

Për futbollin në Itali: “Jam i lumtur në Itali, luaj në kampionat kompeditiv. E ndjej se jam përshtatur dhe bilancet janë pozitive. Nuk e prisja të ishte një kampionat kaq kualitativ. Është një realitet ndryshe për familjen time, një gjuhë dhe kulturë ndryshe. Jetoj larg shtëpisë që kur isha 11 vjeç dhe nuk kam probleme.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta