Derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës është fituar 2-1 me përmbysje nga shkodranët, duke zhytur akoma më shumë kryeqytetasit të cilët luftojnë për mbijetesë. Në Loro Boriçi realizoi Rimal Haxhiu për Tiranën para se në pjesën e dytë Vllaznia të përmbyste me ‘dopietën’ e Bekim Balajt.
Falë kësaj fitoreje Vllaznia mori të paktën përkohësisht kreun e Superligës, pasi më herët Dinamo u mposht 2-1 nga Bylisi. Po sot Egnatia fitoi në minutat e fundit 1-0 kundër Laçit. Vlen për t’u theksuar se pas disfatës me Vllazninë, Tirana renditet e parafundit, ndërsa java e 20 e Superligës mbyllet të shtunën me sfidat Partizani-Skënderbeu dhe Elbasani-Teuta.