Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
Gugash Magani, trajneri i Tiranës
Të premte në orën 17:00 në "Loro Boriçi" të Shkodrës luhet 'Klasikja' e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Miqtë nga kryeqyteti po kalojnë ditë të këqija dhe për mediet trajneri Gugash Magani pranoi se nuk ka rrugë tjetër veç tri pikëve, kjo për ta nisur vitin 2025 me shpresë.
Përpara ndeshjes që vlen për javën e 20-të në Superligës trajneri konfirmoi se presin afrime të tjera në merkaton e janarit, teksa bardheblutë kanë zyrtarizuar sulmuesin Emmanuel Ernest dhe duket se kanë regjistruar mesfushorin Erisildo Smaçi.
“Padiskutim që 'Klasikja e Shqipërisë' cilësohet si derbi, e rëndësishme është që ne jemi shumë të karikuar sepse nuk kemi alternativë tjetër, kemi bërë shumë gabime rrugës dhe do të jemi të kujdesshëm, do të futemi për të marrë gjithçka, maskimumin e pikëve.
Merkato - Dy lojtarë janë federuar me Tiranën, do jenë pjesë e stolit, është rikthyer Jarmouni. Kemi dy mungesa si Soler dhe Kola. Çdo skuadër ka nevojë për lojtarë, janë larguar 4 të tillë dhe jo të gjithë kanë pasur minuta. Po mundohemi që në vendet vakante t'i zëvendësojmë, lojtarë si Smaçi do na bëjë punë, e njeh kampionatin shqiptar dhe ka një ritëm tjetër.
Rrezikon Tirana të mbetet në zonën e ftohtë? Nuk mund të bëj parashikuesin, nëse s'do kisha bindje për skuadrën nuk do ta merrja drejtimin, më bind klubi që është më i titulluar në Shqipëri, presim dy goditje të tjera.
Tirana e 2025-ës padyshim do të jetë shumë e ndryshme. Po mundohemi për mesfushën se repartet e tjera janë të kompletuara, në sulm kemi luksin për të përdorur 4 lojtarë.
Kemi punuar mos kemi presion artificial, presioni sportiv është prezent pasi ndryshe s'ka motivim. Vetë klubi ka të dyja objektivat, në kampionat jemi shumë larg, por do bëjmë të pamundurën për të vazhduar më tej”, tha Gugash Magani.
Tirana me 18 pikë mban vendin e tetë dhe ka vetëm dy fitore këtë sezon, ndërsa Vllaznia me 31 pikë ndodhet në pozitën e tretë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
40.8%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Altin Ketro: Derisa e vërteta e pakundërshtuetshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Erion Veliajt!
11 Shkurt, 19:33
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet: Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar si janë intimiduar personat
11 Shkurt, 19:19
-
Arrestimi i Veliajt/ Lapaj e Shabani protestë te Kryeministria, iu bashkohen vetëm një grusht njerëzish! Kërkohet dorëheqja e Ramës
11 Shkurt, 19:14
-
Arrestimi i Veliajt, Rama zotohet se do merret personalisht me punët e Bashkisë së Tiranës! Anuela Ristanit i delegohen detyrat e kryebashkiakut
11 Shkurt, 18:33
-
Misteri/ Pse SPAK e prezanton Veliajn si të dënuar? DOKUMENTI i gjendjes gjyqësore që vërteton të kundërtën
11 Shkurt, 18:25
-
Vrasja e Martinit/ Hetohet stafi i shkollës për 'shpërdorim detyre'! Autori i mitur drejt gjykimit
11 Shkurt, 14:52
-
Vora dhe Flamurtari në garë për titullin kampion, përcaktohet kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë
11 Shkurt, 14:41
-
Kthyen redaksinë në ‘bazë droge’ dhe shisnin ekstazi, Apeli lë në burg 4 gazetarët e portalit Publik.live të Naim Nokës
11 Shkurt, 12:26
-
Veliaj nesër në GJKKO për masën/ Rama takon 5 nënkryetarët e Sekretarin e Përgjithshëm! Kryebashkiaku delegon vulën, nuk shkarkohet (VIDEO)
11 Shkurt, 11:36
-
VIDEO/ ‘Mjellma e zezë’, ja libri i parë që Veliaj lexon në qeli! Takim me Sekretari e Përgjithshëm të Bashkisë
11 Shkurt, 11:03
-
Tirana feston 105 vite si kryeqytet, presidenti Begaj: Vendi i çdo shqiptari që vendosi të gjitha dijet për ta bërë kryeqendrën e shqiptarisë
11 Shkurt, 10:04
-
Pasagjerët nga Mali i Zi po preferojnë aeroportin e Tiranës
10 Shkurt, 23:03