Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj nuk do jenë më pjesë e Partizanit, pasi klubi i kuq ka gjetur akordin dhe i ka shitur në Ukrainë. Cara do vijojë karrierën te Oleksandria, Rrapaj te Kolos Kovalivka dhe Hadroj te FC Polissya Zhytomyr. Në total "Demat" kanë arkëtuar 900 mijë euro nga këto shitje, ndërsa klubi i kuq ka falënderuar lojtarët.
"Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.
Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas. Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe", shkruan Partizani.
Largimet e tre titullarëve pritet të lënë një "gropë" të madhe në formacionin e trajnerit Aleksandar Veselinovic për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë këtë të shtunë Partizanit prezantoi sulmuesin e ri, Dmitriy Podstrelov. 26-vjeçari bjellorus firmosi për një vit e gjysmë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.2%
-
Të gabuar
35.9%
-
Nuk e di
14.9%
Vota total: 1232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Editoriali i përbashkët me Vuçiç, ministrja e qeverisë Kurti kritikon Ramën: Qytetarët e Kosovës s’kanë për t’ia falur, rruga Tiranë-Beograd duhet të kalojë në Prishtinë
17 Mars, 15:22
-
Ktheu banesën në Tiranë në call center dhe punësoi 8 turq pa leje, nis hetimi për gruan e huaj
17 Mars, 13:59
-
Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në 'Air Albania'! Fituesi i Superligës së futbollit vendoset në 15 ditë
17 Mars, 12:03
-
Fëmijët me probleme kardiake, mjeku: Në Kardiokirurgjinë Pediatrike në QSUT janë operuar 1300 foshnja, është një ndërhyrje që kryhet një herë në jetë
17 Mars, 11:56
-
Qarkullimi në kaos, semaforët në zonën e Ish-parkut në Tiranë jashtë funksioni
17 Mars, 11:40
-
Tiranë/ Mjeti i UKT-së përplas për vdekje qytetaren te Bulevardi 'Gjergj Fishta'! Viktima po lëvizte me motor elektrik
17 Mars, 11:09
-
Mori nga Shëngjergji 4 kallëpe tritoli, armë e fishekë, në pranga 46-vjeçari! Do i shiste në Tiranë për 3 mijë €, destinacioni final Maqedonia e Veriut (EMRI + VIDEO)
17 Mars, 10:57
-
Tritoli në automjetin e Oltjon Klosit/ Mister porositësi, 32-vjeçari që kreu ‘punën’ në borxhe me ndërmjetësin Sabah Nuzi, shkak pazaret e drogës
17 Mars, 10:07
-
Sherr mes disa personave në Tiranë, dhunohen me grushta dy vëllezër! Policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit (VIDEO)
16 Mars, 21:33
-
“Argumentet e SPAK absurde”, mbrojtja e Veliajt kundërshtime në Kushtetuese: Prokuroria thotë se të qenit kryebashkiak është arsye për paraburgim
16 Mars, 13:58
-
Akuza qeverisë për fryrje të administratës, Tabaku: Shteti rritet, Shqipëria po zbrazet!
16 Mars, 13:43
-
Tiranë/ 21-vjeçarja denoncon në polici punëdhënësin: Më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirën time! Arrestohet 48-vjeçari
16 Mars, 11:08