Reshjet e shiut që kanë rënë sot në qytetin e Vlorës kanë bërë që rrugët e qytetit të mbulohen nga uji.

Reshjet e shiut kanë shtuar intesitetin duke rritur dhe nivelin e ujit nëpër rrugët e qytetit të Vlorës, duke krijuar dhe trafik në rrugë për shkak të ujit që është prezent.

Bashkia e Vlorës po punon për largimin e ujit  dhe pastrimin e rrugëve.

Por, ndryshimi i kushteve atmosferike në këtë fillim korriku ka bërë që edhe pushuesit që kanë qenë duke pushuar në bregdet, të largohen nga plazhet e qytetit.