Përmbyset anija me 400 emigrantë në Greqi, 79 viktima deri tani! Dhjetëra persona të zhdukur! Greqia shpall 3 ditë zie

Përmbyset anija me 400 emigrantë në Greqi, 79 viktima deri tani! Dhjetëra persona të zhdukur! Greqia shpall 3 ditë zie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pyros të Greqisë. Një varkë peshkimi në të cilën udhëtonin qindra emigrantë u përmbys dhe u fundos brigjet në jug të Greqisë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 79 emigrantëve.

Anija ishte nisur nga Tobruku, i Libisë dhe u fundos në jugperëndim të Greqisë, në pjesën jugore të rajonit të Peloponezit.

Autoritetet kanë mundur të shpëtojnë deri tani 104 persona, ndërsa shtohet frika se numri i të vdekurve do të rritet.

Sipas televizionit grek,  ERT, të shpëtuarit kanë thënë se në anije ndodheshin nga 500 deri në 700 persona, ndërsa mësohet se ka pasur dhe gra dhe fëmijë.

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa 26 persona ndodhen në spital. Kryeministri në detyrë, Joanis Samaras shpalli tre ditë zie për tragjedinë e ndodhur.

Ndërkohë qeveria greke ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë