Akset kryesore të qytetit të Korçës, por edhe rrugë të tjera janë përmbytur duke sjellë vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Për shkak se kanalet kulluese shpesh bllokohen ose janë jashtë funksionit, uji ka vërshuar mbi rrugë duke krijuar një situatë kaotike.
Për më tepër se 24 orë rreshjet e shiut në Korçë kanë qenë të pandërprera dhe të dendura duke tejkaluar edhe kapacitetin e atyre pak kanaleve kulluese funksionale.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)