Një vajzë shtatë vjeçare ka vdekur pasi varka e vogël, me të cilën po përpiqej të në Kanalin Anglez së bashku me familjen, u përmbys në ujërat franceze.
Zyrtarët thanë për mediat franceze se varka mbante 16 emigrantë kur u mbyt disa kilometra nga bregu.
Varka "nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz",- thuhet në raportimin e autoriteteve lokale.
Autoriteti lokal Préfet du Nord tha se policia dhe zjarrfikësit u lajmëruan për varkën e përmbysur nga një kalimtar në breg.
Sipas BBC, ndër të tjera bëhet me dije se prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me 3 fëmijët e tyre të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk..
"Një çift, origjina e të cilëve është duke u përcaktuar, me katër fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord," tha Préfet du Nord.
Shifrat e Home Office tregojnë se më shumë se 2,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i këtij viti.