Përmbytje masive në Slloveni, 3 persona humbin jetën! Begaj telefonatë me homologen: Lutjet tona shkojnë për ju shkojnë për popullin tuaj

Reshjet e furishme në shumë zona të Sllovenisë por edhe Austrisë jugore kanë krijuar një gjendje shumë të vështirë për shkak të përmbytjeve. Fshatra të tëra janë të izoluara nga uji, ndërsa raportohen në Slloveni të vdekur të paktën tre persona. Mijëra qytetarë janë evakuuar nga banesat e tyre.

Në kryeqytetin Lubjanë dhe në Maribor e në Celje autoriteti i mjedisi shpalli gjendjen e alarmit. Në rreth 16.000 shtëpi u ndërpre energjia. Mbrojtja civile slloveni vuri në dukje në një deklaratë se disa zona janë të shkëputura tërësisht nga bota përreth dhe komunikacioni është i vështirë.

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Sllovenisë Pirc Musar, për situatën e krijuar në Slloveni, duke thënë se lutjet janë me popullin slloven në këtë moment të vështirë.

“Shpreh solidaritetin tim ndaj Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë të prekur nga përmbytjet katastrofike. Lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Shpresojmë për një rimëkëmbje të shpejtë”, shkroi Begaj.

Ndërkohë që përveç Evropës Qendrore, në Gjeorgji shfaqet një situatë edhe më dramatike nga moti i keq. Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin turistik, Shovi, në Gjeorgji. E hëna është shpallur ditë zie, ndërsa në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e të zhdukurve. Shovi është një vend turistik malor i njohur për ujin mineral. Si pasojë e shirave ai u godit nga rrëshqitja e tokës dhe baltës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Përmbytjet në Slloveni, Osmani: Kosova gati të japë ndihmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllimet homologen e saj sllovene, Natasa Pirc Musar, për viktimat që shkaktuan përmbytjet në Slloveni.  Osmani tha se Kosova është e gatshme që ta ndihmojë Slloveninë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.

“Ngushëllime të sinqerta Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kësaj gatishmërie të Kosovës i është përgjigjur presidentja sllovene, e cila rishpërndau postimin e Osmanit.

“Faleminderit, zonja Presidente”, shkroi ajo.

Ora 16:51
Përmbytjet në Slloveni, Begaj telefonatë me homologen sllovene: Lutjet tona shkojnë për popullin në këtë kohë të vështirë

1691246390_begajdhepermbysjet.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Sllovenisë Pirc Musar, pas përmbytjeve ku tre persona kanë humbur jetën.

Presidenti Begaj i shprehu asaj solidaritetin e përzemërt për popullin e Sllovenisë të prekur nga përmbytjet katastrofike për shkak të motit të keq këtë fundjavë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë, në veçanti me familjet që humbën të dashurit e tyre. Uroj për një shërim të shpejtë të të lënduarve dhe vënien në kontroll sa më shpejtë të situatës” - u shpreh Presidenti Begaj.

Begaj shkruan se lutjet janë me popullin slloven në këtë moment të vështirë.

Ora 11:45
Përmbytjet në Slloveni, Abazoviç: Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë miqve tanë

1688742141_abazovic.jpg

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se Qeveria malazeze i ka ofruar ndihmë Sllovenisë pas reshjeve dhe vërshimeve që ndodhën atje, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.

“Ne jemi në kontakt me kolegët e kabinetit të kryeministrit të Sllovenisë Robert Golob dhe jemi në dispozicion për të gjithë ndihmën e disponueshme për miqtë tanë”, ka shkruar Abazoviç në Tëitter.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit malazez i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, që humbën jetën si pasojë e këtyre fatkeqësive natyrore.

Si pasojë e këtyre reshjeve, fatkeqësisht kanë humbur jetë tre persona.

M.T/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë