Përmbytje në Australi, autoritetet: Më të këqijat që prej një shekulli

Përmbytje në Australi, autoritetet: Më të këqijat që prej një shekulli

Pasojat nga përmbytjet në Australi, foto nga 'Reuters'

Helikopterët ushtarakë transportuan shumë njerëz nga komunitetet e prekura nga përmbytjet të cilësuara si më të këqijat në një shekull në Australi. Australia Perëndimore ka përjetuar reshje të dendura shiu, duke bërë që komunitetet të mbeten të bllokuara dhe duke lënë qindra njerëz në nevojë për evakuim.

"Uji është kudo. Njerëzit në Kimberley po përjetojnë një përmbytjeje që ndodh një në 100-vjet, nga përmbytjet më të këqija që ka pasur Australia Perëndimore në historinë e saj." u tha gazetarëve në Perth Ministri i Shërbimeve të Emergjencave të Australisë Perëndimore, Stephen Dawson.

Disa rajone lindore kanë përjetuar katër kriza të mëdha përmbytjesh që nga viti i kaluar të shkaktuara nga sistemi La Nina, i cili zakonisht shoqërohet me rritje të reshjeve.

Qyteti i Fitzroy Crossing, një komunitet prej rreth 1,300 banorësh, ka qenë ndër më të goditurit, me furnizimet që duhet të transportoheshin me avion për shkak të rrugëve të përmbytura. Në të gjithë Kimberley, ku rreth 50% e banorëve janë aborigjenë, 233 njerëz ishin evakuuar deri më tani për shkak të përmbytjeve, thanë autoritetet.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar