Vërshimi i lumit Seman përmbyti fshatin Murriz Kozare në Lushnje..Gjatë ditës së djeshme ky fshat u kthye në ishull pasi gjithçka u mbuluar nga uji. Sot, ujërat e Semanit janë tërhequr dhe kanë lënë pas dëme të mëdha ku fermerët kanë humbur gjithçka.
Prodhimet e Serave, të perimeve, shpendë, ushqimin e blegtorisë, agrumet pumëtoret madje edhe orendi shtëpiake. Banorët shprehen se kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
“Bashkim Musaku, fshati Murriz Kozare. Vajta me biçikletë, kanali po na tërheq ujë, por nuk e di tani. Unë dy hektar tokë e kam agrume. Mua do me ketë bërë dëm dhe në fidanet e djeshme. Dje ishte nënkryetarja e bashkisë, por nuk kalohej dën. Nuk e kam verifikuar dëmin. Dëm mund të kem në pikatoret e vaditjes.”, tha një banor.
Disa shprehen se u kanë sjellë ndihma me ushqime.
“Bagëtitë i kam te serat lart. Shumë na kanë premtuar ndihmë, shpresoj t’i sjellin. Ushqim më kanë sjellë mbrëmë për të ngrënë. Ndihma na kanë dhënë, kjo është fatkeqësi e natyrës”, u shpreh një banore.
Të tjerë presin dëmshpërblim nga shteti.
“Unë kam 1 dynym serë, 1 hektar ullinj, presha dy dynym, ushqimi i lopës. Dëmi është shumë i madh, shifra mund të shkojë 30 milionë lekë. Kërkojmë dëmshpërblim.”, theksoi një banor.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet/ Uji tërhiqet nga tokat, fermerët: Iku mundi i jetës! Në Durrës 543 të evakuuar! Protestë në Dimal e Maliq











