Përmbytje në Lezhë, Kurbin e
në Sarandë, 1800 ha nën ujë

Përmbytje në Lezhë, Kurbin e<br />në Sarandë, 1800 ha nën ujë
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete nga Jugu në Veri. Shirat kanë shkaktuar përmbytje, 15 banesa rrezikohen në Bulqizë, ndërsa ka pasur disa probleme në disa akse rrugore.
 
Situata pas reshjeve të shiut në 24 orët e fundit vazhdon që të jetë problematike në Lezhë, Kurbin dhe në Sarandë për shkak të përmbytjeve.
 
Sipas ministrisë së Bujqësisë, lumi i Drinit të zi në Dibër dhe përenjtë malorë kanë prurje të larta, në kanalin ujitës të Klosit, i cili shërben edhe si kanal i ujerave të larta ka dëmtime nga prurjet e shumta dhe rrëshqitjet të tokës.
 
Në Lezhë aktualisht janë nën ujë 800 ha tokë, ndërsa në Kurin 1000 ha.
 
Por jo vetëm në Veri, por edhe në Jug situata është problematike, pasi në Sarandë ka dalje nga shtrati të lumit të Bistricës, Pavllos dhe Kalasës duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.
 
Në hidrovorin e Cukës në Sarandë ka pasur ndërprerje të energjisë, por aktualisht hidrovori është në punë.

Reshjet, Kodheli: Rrezik në Bulqizë e Fan
Ministrja e Mbrojtjes mbledh shtabin e emergjencave civile në Dibër pas situatës së shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit.
 
Situata më problematike paraqitet në Gjoricë, pasi ka prurje të mëdha të lumit të Bulqizës dhe të Drinit të zi
 
Ministrja Kodheli deklaron se "Në Gjoricë po punojnë 15 trupa dhe 6 mjete të renda. Në Gjoricë po punojmë për të shmangur dëmet dhe përmbytjet.
 
FA në gatishmëri dhe në veprim në terren në të gjithë Shqipërinë për të forcuar argjinaturat.
 
Në Fan ku ka pasur një masiv të madh dheu të shkëputur dhe që rrezikon familje. Po punojmë që të zgjidhim situatën"deklaroi ministrja.
 
OSHEE: Grupet e punës në terren për të riparuar defektet
Riparohen defektet,  OSHEE: Asnjë n/stacion 110/35 Kv dhe linja 35 Kv pa energji
 
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.
 
Megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës, kryesisht në rajonin e Gjirokastrës dhe Vlorës.
 
Sipas informacionit të orës 17:00, numri i fiderave me defekt është 19, ndërkohë që nuk ka asnjë n/stacion 110/35 kV dhe linja 35 kV pa energji
 
Zonat në të cilat është rikthyer energjia
Rajoni Tiranë : Zall Bastar, Yzberisht dhe pjesërisht në zonën e Paskuqanit
Rajoni Elbasan: U rikthye energjia në zonën e Shushicës
Rajoni Burrel: U rikthye energjia në zonën Fanit dhe zona e Sucit
Rajoni Berat: U rikthye energjia në zonën e Remasit/Lushnjë
Rajoni Gjirokastrës: U rikthye energjia në zonen e Janjarit dhe pjesërisht në zonën e Delvinës
Rajoni Shkodër: U rikthye energjia plotësisht në zonën e Komanit
 
Nuk ka asnje defekt ne n.stacionet 110/35 kV  dhe linjat 35 kV
 
Linja 30-48 Sarande 35 kV-Bunec ka marre energji ne oren 13:14 min dhe jane furnizuar normalisht me energji te gjithe konsumatoret.
Eshte riparuar defekti dhe ne n.stacionin e Vojnikut rreth ores 13:20 min dhe kane marre energji te gjitha zonat qe mbulohen nga ky n.stacion
 
Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji
Theksojmë se janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së vecantë, sic janë spitalet.
 
 
Zonat  ku po punohet për rikthimin e energjisë
Rajoni Tirane: Valias, Paskuqan si dhe pjesërisht Qereke(pjeserisht), Tapizë, Pompat Tapize, , Shupal 
Rajoni Durres : Sektori Rinia , Gjiri Lalëz Ishëm , Radë.Kamerras, Bilalas
Rajoni Berat: Potom, Strore, Frigoriferi , Konservat/Corovodë ; Kolonjë/Lushnjë
 Rajoni Elbasan : Mollas/Cerrik ; Përparim/Elbasan
Rajoni Gjirokastër:  Danaj/Memaliaj ; pjesërisht Delvinë/Sarandë
Rajoni Fier:  =Levan
Rajoni Vlore: Novoselë , Himarë, Qeparo, Kudhës
Rajoni Shkodër: Fidri Hajmel, Zona Vau i Dejes
Rajoni Burrel  :  pjesërisht Gjorm/Lac
 
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji


Ministri i Transportit: Jemi në gatishmëri
Ministri i Transportit, Dervishaj deklaron se është hapur pas pastrimit aksi Librazhd- Përrenjas, ndërsa ka një gatishmëri në të gjithë vendin për të ndërhyrë aty ku ka probleme me qarkullimin rrugor.
 
"U bëj thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën" tha ai.
 
Dervishaj ka inspektuar edhe Rrugën e Kombit. Në fshatin Klos ka pasur probleme pas rrëshqitjes së dherave.
 
 "Janë marrë masat dhe nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve. Jemi duke u koordinuar me gjithë institucionet e tjera për t'ju ardhur në ndihme banorëve.
 
Pas kësaj faze do të fillojmë evidentimin dhe do ndërhyjmë për të riparuar dëmet" tha ai.

Ministria: 1000 ha nën ujë në Lezhë e Kurbin, përmbytje e në Sarandë
Gjate nates dhe dites se sotme kane vijuar reshje te shumta qe kane ritur nivelin e ujerave te lumenjeve dhe perenjeve.
 
Ne Sarande, ka dalje nga shtrati te lumit te Bistrices, Pavllos dhe Kalases duke shkaktuar permbytje te toka bujqesore. Ne hidrovorin e Cukes ne Sarande ka pasur nderprerje te energjise, por aktualisht hidrovori eshte ne pune.
 
Po keshtu, lumi i Drinit te zi ne Diber dhe perenjte malore kane prurje te ritura. Eshte nderhyre ne argjinaturat mbrojtese ne Gjorice. Ne kanalin ujites te Klosit, i cili sherben edhe si kanal i ujerave te larta ka demtime nga prurjet e shumta dhe reshqitjet e tokes.
 
Hidorovoret kane punuar me kapacitet te plote gjate gjithe kohes.
 
Situata po monitorohet pa nderprerje nga Bordet e Kullimit ne bashkepunim me bashkite.
 
Nderkohe ne Qakrkun Lezhe, situata eshte si me poshte:
Reshjet vazhdojne, por me intensitet me te ulet se dite me pare.
Kane rene rreth 30 mm shi.
Drini eshte ne kuote 1.1 nga 2.2 qe eshte pika kritike.
Aktualisht jan nen uje:
- Torovice rreth 300 ha
- Zejmen-Shenkoll rreth 180 ha ( kryesisht keneta e Spitenit dhe Treshit )
- Barbulloje, (Njesia Administrative Kolsh ) rreth 100 ha.
- Dajç-Blinisht rreth 25 ha
 
Me problematike ngelet situata ne Kurbin, ku sipas informacioneve nga terreni rezulton te jene rreth 500 ha nen uji.
 
Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Ndersa Hidrovoret punojne me.kapacitet te plote.
 

“Përmbytet rruga Gjirokastër-Kakavije, dhjetëra makina në pritje për të kaluar”
Sërish përmbytje në Gjirokastër. Pjesa e poshtme e qytetit ashtu si në fillimjavë, është përmbytur nga ujërat e shumta si pasojë e reshjeve që kanë rënë gjatë gjithë natës papushim dhe mesditës së sotme.

Për gati 45 minuta, është paralizuar lëvizja e automjeteve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, përballë varrezave të qytetit në kufi me Lazaratin. Përroi i cili pushtoi këtë aks të hënën e kaluar, sërish u tejry duke dalë nga shtrati i tij i zakonshëm dhe vënë nën vete rrugën.

Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, janë bllokuar derisa kanë ndërhyrë fadromat e Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve për të sistemtuar inertet që sillte përroi.

Ndërkohë që në vendngjarje, kanë shkuar edhe forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë disiplinuar dhe menaxhuar më tej, lëvizjen e automjeteve. Ndërkaq, probleme ka pasur edhe në pjesët e sipërme të qytetit ku rrugët e gurta, kanë qenë tërësisht nën pushtimin e ujërave të padisiplinuara.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre