Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë.
61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shumta brenda një kohe të shkurtër.
Vlera totale e dëmeve njoftohet se është 56,455 lekë, ndërsa janë shpërndarë 335 pajisje elektroshtëpiake për familjet e prekura.
Lajmin e ka bërë me dije sot (10 Janar) vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndau edhe pamje nga takimet në Vlorë dhe inspektimi i situatës.
Shpërblimi financiar përballohet nga fondi i kushtëzuar i buxhetit për Mbrojtjen Civile, administruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
“Që prej dhjetorit, banorët e 5 rajoneve dhe 2 njësive të prekura po dëmshpërblehen në kohë rekord, bazuar në verifikimet nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe kryetarët e rajoneve”, shprehet ai.